Dietologia zbulon “formulën” për të qëndruar në formë
Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, ku jemi në izolim dhe të gjithë po konsumojmë më shumë ushqim sesa zakonisht, dietologia Brikena ka një këshillë dhe thotë që mamatë të mos kujdesen vetëm për të moshuarit por edhe për adoleshentët, që janë në zhvillim e sipër dhe kanë nevojë për shërbim ndryshe.
Për sa i përket kategorive të ushqimeve që duhet të konsumoni gjatë kësaj kohe, dietologia thotë që është e rekomandueshme që të konsumohen ushqime me përmbajtje magnezi dhe kalciumi, pasi na ndihmojnë që të jemi më të qetë. Ndërsa në ushqimet e “ndaluara”, rendit ëmbëlsirat dhe konsumimin e alkoolit.
”Ditët e para e patën me qejf edhe mamat që të bënin gatime dhe të qëndronin pranë familjes. Por më pas u ndërgjegjësuan nga frika për të mos shtuar në peshë. Sigurisht që unë do të sugjeroja që të kemi vakte të racionuara. Patjetër që ne duhet t’u gatuajmë mirë prindërve, por duhet të kemi kujdes adoleshentët. Magnezi që është një nga mineralet primare, duke bashkëpunuar me kalciumin na lehtësojnë dhe të kemi një situatë më të qetë. Suplementet ushqimore ndikojnë pak tek pjesa e oreksit. Planin tënd ushqimor me elementet ushqyese e bën një regjim I balancuar. Qëndroni larg pijeve alkoolike, ëmbëlsirave, ky është sugjerimi im”.