Dimër pa reshje/ Mungesa e theksuar e shirave, niveli i liqenit të Fierzës nën kuotat optimale
Hidrocentrali I Fierzes, prodhuesi më i madh hidroenergjitik në vend nuk është në kuota aspak normale për periudhen në të cilen jemi. specialist të Hec Fierz dhe banorë të zonës bëjnë me dije se kurr më parë nuk e mbajn mend Fierzen në kto kuota.
Specialistët e Fierzës bëjnë me dije se aktualisht Fierza ndodhet në kuoten e 270 metër, ndërsa niveli i prurjeve nuk I kalon 70 metër kub. Kto shifra Fierza viteve të tjera I kishte në përiudhen e vjeshtës. Megjithatë kuotat aktuale nuk janë në shifra alarmante për momentin, ndërsa shqetësuese dhe e frikshme bëhet nëse gjatë pranverës do të mungojnë reshjet.
Specialistet e Fierzës sugjerojnë kursimin e rezervave ujore në basen duke ulur prodhimin, ndërkoh që për të kufizuar prodhimin mbetet domosdoshmëri fillimi i blerjes se energjisë nga ana e KESH.
Por çfarë do të ndodh me nivelin e ujrave në kaskadën e Drinit? Banorët e zonave rreth tij tregojnë se e vetmja mënyrë është Bora, shkrirja e të cilës sjell shtimin e ndjeshëm të prurjeve, por që duket se këtë vit po mungon edhe në lartësit e maleve rreth Fierzës.