Dita ndërkombëtare e kafes, bota kremton 1 tetorin

Çdo vit në 1 tetor, bota kremton atë që është një ditë mjaft e veçantë për të, ditën ndërkombëtare të kafes, si homazh për miliona njerëz anekënd globit duke nisur nga prodhuesit e saj, fermerët, baristët, kafenetë dhe të gjithë të tjerët e përfshirë në këtë industri.

Kafeja është sot praktikisht pija më e dashur në botë. Shumë njerëz e kanë praktikisht të paimagjinueshme ta nisin ditën e tyre pa të. Caktimi i një dite të veçantë për të tërhequr vëmendjen tek kjo pije dhe për të promovuar historinë, përfitimet e popullaritetin e saj u bë marsin e 2014-tës, nga organizata Ndërkombëtare e Kafesë. Edhe pse ka një sërë eventesh të ngjashme si Ditët Kombëtare të Kafese, 1 tetori është caktuar si data zyrtare. Kafja është malli i dytë më i tregtuar i planetit dhe pija e dytë më e konsumuar pas ujit.

Në terma tregtare, asaj në renditje ia kalon vetëm nafta. Studime të shumta tregojnë se një sasi e caktuar kafeje në ditë mund ta reduktojë me 30% rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Përgjithësisht, njerëzit e kremtojnë këtë ditë fituar njohuri mbi historinë e kafesë e duke u përpjekur të ofrojnë një gamë të gjerë produktesh me bazë kafenë, ndërsa dyqane të ndryshme zgjedhin të bëjnë dhe ulje çmimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?