“Dita zë fill”, kandidatura zyrtare shqiptare për çmimet “Oscar”

Filmi “Dita zë fill”, është kandidatura zyrtare shqiptare për çmimet “Oscars”, i përzgjedhur si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

“Daybreak”, me skenar dhe regji te Gentian Koçit pati premierën e tij botërore në gusht të këtij viti në  “Sarajevo International Film Festival”, një nga festivalet më të rëndësishme në Evropë, ku aktorja Ornela Kapedani u vlerësua si aktorja më e mirë e festivalit, duke rrëmbyer “zemrën e Sarajevës”.

“Dita zë fill” është historia e Letës, një nëne të re e cila zhvendoset bashkë me djalin e saj 1 vjeçar për të punuar si kujdestare për një grua të moshuar, pasi e kishin flakur nga shtëpia për shkak se nuk kishte paguar qiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leta, që interpretohet nga aktorja Ornela Kapedani, përpiqet ta mbajë gjallë me çdo kusht të moshuarën Sofia, si e vetmja mënyrë për të patur një strehë mbi kokë për djalin dhe veten e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti është një bashkëprodhim shqiptaro-grek, prodhuar nga shtëpia kinematografike shqiptare Artaalbfilm dhe bashkëprodhuar nga Graal Films me bazë në Athinë. Prej datës 14 shtator, “Dita zë fill” po shfaqet edhe në kinematë e kryeqytetit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?