Do t’i ndërpresin, do të vazhdojnë dhe do nisin zullumet!…

Placeholder Image

Nga: AGIM JAZAJ –
Shoku im Fatmir Brati kujtonte dhe shënonte dje nga Panamaja:
“30 vjet më parë, 6 mars i vitit 1991, u nisa për në Durrës, nga Vlorës. Ishim rreth 30-35 vet. Mbërrijtëm në portin e Durrësit, për të marë arratinë, nëpër udhët e botës. Atje ishin rreth
10 000 njerëz. Nga brënda dëgjoheshin thirrje dhe krisma armësh nga ushtarët dhe policët, për të mos sulmuar. Asnjë të gjakosur nuk pam, ishin fishek manovre…
Edhe Fatmiri me fat, ka gjetur veten, nuk e vret mendjen për veten dhe familjen, po është në lëngim e lëndim për vatanin, njerëzit e tij, edhe pas 30 viteve.
Shqiptarët nuk hypin mbi anije, po ikin me vizat nëpër botë, duke e lënë ende të shkretë vendin, sepse nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar…
Pandemia duket se ka ndërprerë vërshimin…
Të rinjtë (sidomos), i sheh nëpër lokale, duke dredhur puro, shumë me hashash, sa nuk shkon dot në rrugët, afër lokaleve se të mbyt tyimi i Hiroshimëshes…
Edhe pas 30 viteve Shqipëria halle- madhe, si guri në rrokullimë. Qeverisjet nuk e qeverisin, po e vithisn vendin!
Një nënë labe, e veshur me të zeza, në vorreza, qante ditë më parë me oi, te koka e të birit:
”500 vjet të pushtuar,
50 vjet të izoluar,
30 vjet të poshtëruar,
Nëpër botë, të robëruar”…
Shumë kalimatarë teksa dëgjonin, mbajtën këmbët dhe frymën…
Ka një shifër, satistikore, të pa kundërshtueshme edhe nga politika shtetrore, sa dhe drithëruese, e thënë açik edhe nga monitoruesit, ndërkombëtarët dhe vendasit: “Sirianët në Luftë dhe shqiptarët në tmerr!
Të dy këto vënde, njëra në Afrikë dhe ne në Europë, meren për pikë referimi, për emigrimin dhe azil-kërkimin.
Ky fakt drithërues nuk ka nevojën e komentit, sepse ata ishin në luftë dhe ne mbetemi në tmerr, e kërkojmë të largohemi nga vendi, sepse nuk kemi mundësi jetese, nuk kemi siguri, nuk kemi shpresë, nuk qeverisemi, po sundohemi.
Janë shitur gjithë pasuritë kombëtare; nën tokë e mbi tokë tek të huajtë, deri dhe azerbaxhaneve.
Qeveritarët tanë nuk qederosen, po krekosen e pispillosen për mandatin e tretë, se kanë bërë çirak manadtin e parë, e lë më të dytin dhe të tretin!
Edhe përgjatë këtyre 2 mandateve, shqiptarët janë ndeshur me thellimin e krizës, futjen e krimit nga “Rilindja” e Tepsi-Kusisë deri dhe në Tempullin, zgjedhjen e kësaj sëre si Kryebashkiak, duke shëmtuar keqaz rracën, me mosqeverisje, mungesën e prijsave të vërtetë, që t’u dhimbset populli, t’u dhëmb plaga e të tjerëve, të jetojnë e mendojnë për barkëboshin, të ndajnë edhe kafshatën e bukës me të pa ngrënin, të ndjenë dhimbjet e të tjerëve, si në trupin dhe në shpirtin e tyre, të dëgjojnë zerin e arsyes dhe jo arsyen e të marrëve!
Prijs (kërkojnë gjatë shqiptarët nëpër gremina) janë dhe mbeten ata që shërbejnë dhe jo këta që rrëmbejnë, ata që vrapojnë për të kaluar, dhe jo këta që pengojnë për të fituar!…
Ata që jetonin, jetojnë e udhëtojnë të lirë, të rrethuar nga njërëzit e mirë, pa pasur frikën e natës, nga mëkatet e ditës, ata që udhëtojnë të lirë ditën, pa i ndjekur pas hijet e natës!…
Ata që njohin dhe zbatojnë kodin e qytetarit dhe shënjtërojnë pozicionin sekondar të zyrtarit…
Prijs është dhe mbetet ai model Njeriu, që sillet si qytetar mes qytetarëve, si njeri mes njerëzve…Udhëheqës bëhet dhe është ai që ka mend, dhe jo ai që ka para… Edhe Merkel, zonja e hekurt e Gjermanisë, jeton në një pallat me 80 m2. Udhëheqës janë ata që nuk kanë frikën e kallëpëve të tritolit që shpërthejnë nga lartë dhe vendosen nga poshtë?
Nga pas kanë frikën e sarajave- mijëra hektarëshe, të ngritura mbi gjakun, kufomat dhe rënkimat e të varfërve.
Politikë- shthurja e 30 viteve, e kulmuar nga “Rilindja” e Timon-Kusisë, ka ngritur në institucion: Trafikun, vjedhjen, zaptimin, pushtimin, degejenerimin, mashtrimin, legalizimin e të pa ligjshmes, mohimin e të ligjshmes, zvendësimin e dijes nga padija, pazarin, blerjen e “Deleve” të pastërta, për t’i futur në, tufën e zgjebosur nga bariu i zgjebosur…
Zbrazja e vendit, duke u rreshtuar pas sirianëve, që ishin në luftë dhe shqiptarëve të mbetur në tmerrin e pa fund”, mbeten plagë sa të dhimbëshme, torturues dhe turpëruese dhe as i qederosën “shtetarët” tanë, që rreken me batuta, bajate:
“Gjatë madatit të tretë, do të kemi 24 orë ujë të pijshëm”-premtoi edhe dje lideri!
Shqiptarët nuk duan të transferojnë qeveritë, por synojnë të transformojnë qeverisjet, duke transformuar së pari veten e tyre!
Politika e sidomos, opozita të trokas derë me derë e dorë më dorë, te çdo njeri; Të mos shesin votën, veten, po të çmojnë e të ruajnë veten, familjën dhe shoqërinë.
Të veprojnë e të zgjedhin me arsye, e jo me instikt, të mos mbetemi si sirianët, po të jemi dhe të bëhemi edhe si bashkëkombsit tanë të: Kosovës, Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut…
*Edhe nga brënda stallës së zgjebosur, ndoshta më vonësë u kanë ardhur disave mend:
Shumë me vonës,
U erdhën mënd,
Tani që i mblodhën,
Nuk i hanë as qentë!
Disa krerë po largohen, pas 8 viteve zullum nga tufa, stalla dhe bariu i zgjebosur, kur dhe afati i dorëzimit të listave me kandidat për zgjedhjet e 25 prillit përfundon sot..
Shumë nga deputetët e deritanishëm të “Rilindjes”, nuk kanë pranuar, po dhe kanë kundërshtuar ofertën e Lider-Kalnderit, të rigarojnë.
1-Kjo pjesë i kupton dhe do i ndërpresin Zullumet më 25 prill!
Ka një pjesë jo të vogël, nga kjo tufë, që do të garojnë për mandatin e tretë.
2-Ky kontigjent do t’i Vazhdojnë, Thellojnë Zullumet edhe pas 25 Prillit!
Kontigjenti i tretë, thonë fare i vogël deri më tani, të ardhur edhe nga pordhali: “Deputeti Që Duam. al”, Do të nisin garimin brënda kësaj tufe.
3-Kjo sërë, do të Nisin Zullumet nga data 25 prill.
-Disa prej tyre janë në moshë madhore, mos thëntë Zoti, do largohen edhe nga kjo dynjaja, duke qënë në tufën e zullumqarve, të mbetur në zullume dhe pa mundur t’i shlyejnë…
Tabloja e ditës Rezulton:
-Disa: Do t’i ndërpresin Zullumet!
-Disa: Do t’i vazhdojnë Zullumet!
-Disa: Do të nisin Zullumet më 25 prill!

SHKARKO APP