Do vijë një ditë që Ramën do e thërrasin në polici. Askush nuk do t’ja hapë telefonin, as Elisa dhe Taulanti
Nga Agim Xhafka –
Do vijë një ditë që në polici do e thërrasin Ramën. Nga Surreli e deri te komisariati do e sjellë taksia. Pastaj do e mbajnë prej krahësh nja gjashtë veta se do i priten gjunjët nga frika. Afér derës do e heqin zvarrë,nga që do jetë i lëshuar si ai rripi i pantallonave nëpër dysheme. Kur më në fund ta ulin në karrike do vrapojnë t’i hedhin ujë se fytyra do i jetë vrerosur. Ndérsa pyetjes se si e ka emrin nuk do i japë pérgjigje. Nga që frika do ia ketë lidhur gjuhën. Do ia ketë bërë nyje. Do qeshin policët dhe prokurorët. Avokati i tij do ndjehet në hall. Do marrë në cel Ballën,por ai, aha, nuk ia hap. As Braçe, as Ulsiu. Majko do përgjigjet,alo,alo. Pastaj do qeshë,do qeshë dhe asnjë fjalë. Veç Spiropali do thotë: ”Më merrni më vonë se po i jap gji fëmijës,”
Do vijë një ditë e Rama do hyjë te ajo derë. Do qeshim, por edhe do turpérohemi që pér tetë vite i besuam shtetin një njeriu me përgjegjshmëri zero. Një karafili fluturak që papushim bëri veç llak,llak,llak…