Doktori dhe njeriu i rrallë, Qazim Bakalli

Nga Luan Laze

U shua njeri nga njerezit me te mire qe rriti kjo toke, doktori i njohur, Qazim Bakalli. E kam njohur qe kur isha femi dhe gjate gjithe jetes time ruaja nje respekt te vecante per kete njeri te jashtezakonshem. Im ate dhe nena ime kane punuar me te ne spital prej shume vitesh. Babai si shef guzhine ne spitalin numer 1,sic njihej ne ate kohe, ndersa nena si infermiere. Doktori dallohej mbi te tjeret per sjellje teper njerezore,i papertuar.i sjellshem dhe shume i kerkuar nga te gjithe pacientet. Duart dhe keshillat mjekesore te doktorit ishin balsam per te gjithe nevojtaret e shendetit. Nena ime e bezdiste aq shume per te me vizituar edhe mua sa shpesh vihesha ne siklet. Por doktor Bakalli duke buzeqeshur i thoshte; po cunin e ke si kokra e molles moj Vace, megjithate shtrije aty ta kontrolloj.

Dhe kjo ndodhte dy ose tre here ne jave sa here une i dergoja ushqimin nenes time ne pune.Aq sa sapo shkoja aty fjala e pare ishte;mama mos me vizito me te doktori. Por ajo vazhdonte me te veten.Ndersa ai si gjithje i papertuar me kontrollte per ti hequr merakun nje nene per djalin e saj te vetem shtonte;ky cuni yt moj Vace jo vetem behet burre i madh por edhe mua kur te plake do me flase ne rruge. Dhe vertet e pata takuar ne televizionin ku punoja.U befasua kur i thashe se cili isha.E mbajte fjalen me tha .Keshtu ndodhi qe te takoheshim rastesisht edhe shume here te tjera ne rruget e Tiranes.Per te fundit here qe u takova me kete dhe mjek te paharrueshen ishte para dy vitesh dhe ai po shkonte ne xhami. Une gezoja qe e takoja ,ai qe nuk e harroja. Ate dite me foli per babain si shef guzhine dhe me befasoi me sinqeritetin e tij.Me tha shprehimisht; si mjek roje e kisha per detyre qe te provoja vete ushqimin para se te nisej ne pavione.Por kur ishte Ramazan nuk ma lejonte besimi te fusja gje ne goje.Ndersa ligji e donte qe ti provoja patjeter.

Por yt ate me qendronte prane cdo sekond se keshtu e kishte dhe ai rregullin si shef guzhine. Dhe une gjeja rastin kur largohej ai ne mirebesim e firmosja per ushqimim pa e provuar ate. E di ndaj ligjit e kisha shkelur vetem muajin e Ramazanit por ndaj zotit isha ne rregull. Mu kujtuan keto episode sapo mesova per ndarjen nga jeta te paharrueshmit doktor Qazim Bakalli.Keto rradhe mirenjohje ndaj tij nuk i kam per vete por si nje amanet i pa lene nga dy prinderit e mi qe e donin dhe e vleresonin aq shume doktor Qazim Bakallin . Njeriu i mire u shuajt muajin e Ramazanit sepse ai i sherbeu plot pasion dhe perkushtim ligjeve njerezore dhe mjekesore por edhe besimit tij ndaj Zotit. U

prefte ne paqe doktori im i femijerise dhe i mesimit te mirenjohjes.

SHKARKO APP