Dokumentar për Dua Lipën

Dua Lipa ka paralajmëruar publikimin e filmi të shkurtër dokumentar që flet për jetën e këngëtares. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Dua përmes një videomateriali të publikuar në llogarinë personale në Facebook. Gjithashtu, këngëtarja ka bërë të ditur se ky film do të publikohet më 31 gusht të këtij viti. Filmi po realizohet nga “NPRmusic” dhe zbulon se si këngëtarja është shndërruar në pop sensacionin britanik brenda dy ditësh. Në video, këngëtarja e re, e cila është bërë e njohur në mbarë botën, për zërin e saj, paraqitet duke kënduar nën shoqërinë e një instrumentisti, i cili luan me kitarë në prapavijë. Ky paralajmërim është mirëpritur nga fansat e saj, të cilët vetëm disa minuta pas publikimit të kësaj videoje, kanë vërshuar me komente pozitive dhe admiruese për këngëtaren.

SHKARKO APP