Dokumentar për Parkun Kombëtar të Tomorrit

Shoqata për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore po përgatitet të publikojë një dokumentar për gjendjen mjedisore të Parkut Kombëtar të Tomorrit. Dokumentari realizohet në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, pjesë e programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian.

Nga vizita e dytë në malin Tomorr me rastin e festës së Bektashinjve, përfaqësuesit e shoqatës gjetën rastin për të bashkëbiseduar me frekuentuesit e teqesë së Baba Aliut.

Ata diskutuan me qytetarët për faunën e florën e malit Tomorr, për gjendjen e mjedisit, problemet që vërejnë tomorr1qytetarët, për nevojën që ata ndiejnë për të kryer ndërhyrje në këtë territor mjaft të spikatur e të frekuentuar e mbi të gjitha për shkatërrimin që i bëhet malit Tomorr.

Opinionet e vizitorëve do të jenë gjithashtu pjesë e dokumentarit i cili pritet të publikohet së shpejti.

Shoqata për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore shprehet se, një ndihmesë të madhe për të realizuar këto udhëtime në terrene mjaft të vështirë, ka dhënë Administrata e Zonave të Mbrojtura Berat dhe inspektorët e saj.

SHKARKO APP