“Don Faja”, punonjësi i Bashkisë me nofkë mafiozi, dhunoi drejtuesit e FRD dhe rrezikoi Presidentin

“Don Faja”, punonjësi i Bashkisë me nofkën e një kapobande dhunoi drejtuesit e FRD dhe rrezikoi Presidentin

Incidenti i ndodhur sot në zyrat e Frymës së Re Demokratike, në prani të Presidentit të Republikës, ka për autori policin e  Bashkisë së Tiranës, Faje Belba.

Video më poshtë tregon momente kur zyrtari i Bashkisë sulmon aktivistët e FRD duke vënë në rrezik dhe kreun e shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faik Belba, edhe pse është zyrtar i shtetit, shihet se në rrjetet sociale është një përdorues i rregullt armësh që nuk janë pjesë e Policisë Bashkiake. Gjithashtu, bie në sy dhe jeta tepër luksoze për një punonjës administrate me rrogë modeste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrjetet sociale, Faik  Belba njihet dhe me nofkën Don Faja, një emërtim i përshtatshëm për kapot e bandave dhe jo për një punonjës të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?