Donald Lu shpallet ”Qytetar Nderi” i këtij qyteti

Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu, njihet për lirshmërinë që ka në detyrën e tij, dhe se gjërat për politikën i thotë troç dhe në shqip.

Së fundmi, Lu është vlerësuar me titullin ”Qytetar Nderi i Librazhdit”, pikërisht për këto virtyte. Këshilli i Bashkisë Librazhd me unanimitet të plotë të të gjitha partive politike i ka dhënë ambasadorit amerikan titullin me motivacionin:

”Një mik i veçantë i cili erdhi e ul këmbëkryq në odat e krahinës mikpritëse të Librazhdit. Mirënjohje që fole troç dhe shqip, mirënjohje për rolin e rëndësishëm në ndërtimin e drejtësisë së re në Shqipëri, je gjithmonë i mirëpritur në Librazhd zoti Ambasador Lu”.

SHKARKO APP