Dosja për konkurimin e Eposit të Kreshnikëve në UNESCO

Studiues nga Kosova dhe Shqipëria janë bërë bashkë në Akademinë e Shkencave në Shqipëri për të celebruar çmimin vjetor të Bashkimit Europian “Europa Nostra” për “Eposin e kreshnikëve”.

Epos pa lahutë nuk mund të ekzistojë, ndaj ftohet për të kënduar një këngë me lahutë rapsodi. Por studiuesit që kanë përpiluar dosjen që kjo pasuri shpirtërore të regjistrohet në UNESKO, harrojnë se lahuta në këmbë nuk luhet, e këtë ua kujton rapsodi.

Tashmë dosja me titull “Eposi i kreshnikëve në pesë shtetet e Ballkanit”, është dorëzuar  për të qenë pjesë e UNESKOS. Grupi i punës, i krijuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2010, ka përfunduar dosjen por Ministria e Kulturës se Shqipërisë nuk e ka mbështetur financiarisht këtë projekt konfirmon edhe kryetari i grupit të punës së Kosoves Zymer Neziri.

Ndersa studiuesi Shaban Sinani thotë se pasioni i theu barrierat ekonomike.

Shabani siguron se puna shkencore është realizuar me përpikmëri si nga pikpamja e hartës së shtrirjes në 5 vende të Ballkanit, dhe në aspektin e interpretimit sot, pasi UNESKO nuk mbështet monumente të ngrira, por pranon se tashmë është fjala e votës së vendeve anëtare që shpesh është politike.

Sipas Sinanit mosha e rapsodeve është e vjetër dhe politikat kulturore duhet të jenë më promovuese për këtë gjini e cila rrezikon zhdukjen nga mosmbështetja.

Kosova dhe Shqipëria presin vendimin e fund dhjetorit për të parë se si do votojnë shtetet anëtare  për këtë pasuri shpirtërore. Dhe më pas premtojnë se do të nisë puna për përpilimin e dosjeve  për në UNESCO të xhupletës  dhe xhamës së burrave në ceremoni mortore.

SHKARKO APP