Dosjet e të arratisurve të komunizmit hapen për publikun, Simon Miraka rrëfen si “lindi i dënuar”
Rreth 90 mijë dosje të personave që u arratisën nga vendi në kohën e komunizmit, të cilat mbaheshin sekret shtetëror, tashmë do të jenë të hapura.
Simon Miraka nuk e ka takuar kurrë të atin e tij.Ai erdhi në jetë kur babai i tij qëndronte i fshehur.
Miraka: Nuk e kam parë babain, dënimi im ka filluar që kur isha dy javësh. Kishte raste që na shkruante dy rreshta sa me e marrë vesh që është gjallë.
Ai tregon vështirësitë e kampit, mënyrën si ushqeheshin dhe keqtrajtimet.
Miraka: Shkonin kryefamiljarët me marr ushqimin që i thoshin se nuk ishte ushqim dhe merrnin nga një shkop me heq krimbat.Kishte raste që ishin shumë të uritur dhe e hanin pa shkuar na kazermë.
Drejtorja e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, shprehet se në legjislacionin e sotëm ka një mungesë të theksuar të ligjeve për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të asaj periudhe.
Sula: Ka boshllëqe ligjore përsa kohë gjërat kanë ngecur, janë gjëra institucionale jo të pamundura. Do të mundohemi të avancojmë axhendën, duhen bërë disa reforma të vogla, në prokurorinë e Përgjitshme psh.
Në çeljen e ekspozitës për dosjet e të arratisura ishte i pranishëm edhe Ambasadori i OSBE, i cili deklaroi se zbardhja e të shkuarës ndihmon në mospërsëritjen e saj.