Drejtësia si drapri

Suksesi i Reformës në Drejtësi nuk bind jo vetëm median dhe politikën, por dhe qytetarët e thjeshtë që përballen çdo ditë me problemet që ka sjellë e ashtuquajtura reformë.

Pakënaqësinë ndaj reformës qytetarët kanë zgjedhur ta shprehin me vargje duke akuzuar qeverinë për përdorimin politik të saj.

Drejtësia si drapri

Ç’i bëre miletit o KryeM*-mavri ?!

Gjoja bëre “Reformë” në Drejtësi,

E nxive katran të zi, kur ishte gri,

Ramë në breshër, kur ishim në shi,

Ato toga veshur me mantel të zi,

Futur n’ato zyra “me kujdes” nga ti,

Pa iu dridhur dora, cjapin e bëjnë dhi,

Dhe kur do ti, elefantin e bëjnë mi.

£a£i €rin, mashtrues e bëjnë “perri”

Ty, i sëmurë mendor të bëjnë gjeni.

Sektin tënd “Rilindje” e njohin si parti.

Këtë bandë hajdutësh e quajnë qeveri.

– – – – –

– Hasan Zyko Kamberi … dje :

Kadiut t’i rrëfesh paranë,

Ters e vërtit sherihanë,

Për paranë sa se shet t’anë,

Ja di kimenë parasë.

– – – – –

– Hasan Z. Kamberi … sot :

Mu si drapri kjo Drejtësi,

Nuk shërben më për njerëzi,

Ligjeve u ka vënë vizë,

Se nga qeveria po pi sisë.

SHKARKO APP