Drerët marrin kontrollin e qytetit (VIDEO)

Kur miliona njerëz qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, për shkak të pandemisë së Covid-19, kafshët janë ato që “marrin kontrollin” e qytetit. Tre drerë kanë shëtitur në rrugët e boshatisura të qytetit Villeta Barrea në provincën e L’Aquila, të pashqetësuar nga askush, duke ofruar një pamje të pashoqe për kalimtarët që i vështronin këto krijesa të mrekullueshme. Mësohet se zbritja e kafshëve të egra në qytetet që kanë parqe kombëtare është diçka e zakonshme në d’Abruzzo Lazio e Molise, por në këto ditë izolimi total ato ndihen më të lira dhe të pa frikësuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?