Drerët “zëvendësojnë” njerëzit, ja si “pushtojnë” rrugët e boshatisura të Londrës (FOTOT)

Heshtja e rrugëve të zbrazura nga njerëzit ka ‘zbutur’ kafshët me sa duket dhe kjo është konstatuar në Londër.

Teksa qytetarët  qëndrojnë të vetëizoluar nga frika e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, për kafshët duket se është momenti të shijojnë rrugët e bukura të Londrë, shkruan The Sun.

Në pjesën lindore të qytetit, janë fotografuar një grup i madh me drerë të cilët “shëtisnin” në lagje dhe shijonin rrugët e qeta pa këmbësorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët e lagjes i kanë vënë re drerët nga dritarët e tyre dhe i kanë fotografuar, por nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre pasi nuk lejohet. Në Harold Hill, zona ku janë parë drerët, është diçka normale që herë pas herë të shfaqet një i tillë, por jo kaq shumë së bashku. Vendasit kanë treguar se kjo gjë është bërë e përditshme tashmë, pasi rrugët bosh, të qeta dhe plot gjelbërim, duken një habitat mjaft i mirë për këto kafshë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam hasur rreth 20 prej tyre vetëm duke u shtrirë rreth e përqark.Ishte një mënyrë e bukur për të nisur ditën.Ishte hera e parë që i shikoja dhe u mrekullova.Kjo më duket se është e vetmja gjë pozitive në këtë periudhë” thotë Dean Zetter, 50 vjeç, i cili tregon se ka parë rreth 20 drerët të ulur në bar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?