Dua Lipa: Koncerti do të mbahet edhe nëse bie shi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim këngëtaren e mirënjohur, Dua Lipa.

Me këtë rast ai i uroi mirëseardhje asaj në Prishtinë dhe shprehu gëzimin e tij që Lipa do të mbajë koncertin nesër në Prishtinë. Ai e uroi atë për arritjet dhe i uroi sukses edhe në të ardhmen.

Nga ana e saj edhe Dua Lipa u shpreh e lumtur që më fund iu dha rasti të performojë në Prishtinë dhe për këtë është mjaft e emocionuar. Ajo tha se koncerti do të mbahet edhe nëse moti do të jetë me shi dhe se kjo nuk do të jetë pengesë për të që t’i këndojë publikut në Prishtinë.

Në fund, Ahmeti i dhuroi Dua Lipës një punim filigran të hartës së Kosovës.

SHKARKO APP