“Duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve”

Bullizmi, dhuna në familje, konfliktet me shokët apo varësia nga interneti janë vetëm disa nga temat e 15 fotoreportazheve, që disa të rinj nga 10 zona të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës kanë sjellë në ekspozitën e përbashkët “#MOS – Dhuna na tjetërson”, e cila u hap më 18 Korrik, në kalanë e Tiranës dhe do të qendrojë e hapur për 4 ditë me radhë.

Reporterët e rinj kërkojnë të ndërgjegjësojnë secilin prej nesh duke rrëfyer histori të vërteta që iu kanë ndodhur fëmijëve apo të rinjve në familjen, shkollën apo lagjen e tyre.

“Duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve”, ishte mesazhi kryesor që ata janë munduar të sjellin përmes situatave të rikrijuara në fotoreportazhet e tyre.

Sipas raportit të mirëqenies së fëmijëve të World Vision, 67% e fëmijëve pohojnë se nuk e konsiderojnë lagjen si një vend të sigurtë, ndërkohë 56% e tyre raportojnë se nuk ndjehen gjithnjë të sigurtë në ambientet e shkollës.

SHKARKO APP