Duka i Edinburgh feston sot 99-vjetorin e lindjes

Ditën e sotme, Duka i Edinburgh, feston ditëlindjen e 99-të.

Në faqen zyrtare të pallatit mbretëror në Instagram nuk ka munguar një urim i veçantë për Dukën, me disa foto të rralla të të kaluarës kur Duka dhe Mbretëresha ishin ende të rinj.

“I urojmë Dukës së Edinburgh gëzuar ditëlindjen! Madhëria e tij mbush sot 99 vjeç dhe do ta kalojë ditën me mbretëreshën në Windsor.”- shkruhet në postim.

https://www.instagram.com/p/CBP3DuAHUzq/

Gjithashtu, disa orë më parë faqja zyrtare ndau gjithashtu në Instagram një foto të Dukës dhe Mbretëreshës të shkrepur një javë më parë, duke shuar zërat se Duka është në gjendje të keqe shëndetësore apo që është ndarë nga jeta, por po e mbajnë të fshehtë.

https://www.instagram.com/p/CBOsiR6HsKl/?utm_source=ig_embed

Në rrjetin social Instagram nuk ka munguar edhe urimi i Princit William dhe partneres së tij, Kate Middleton.

Duka është martuar me Mbretëreshën 72 vite më parë, mirëpo, rrallëherë është parë së fundmi në publik, pasi doli në pension nga detyrat mbretërore në vitin 2017.

SHKARKO APP