Dy autokratë – sundimtarë, si dy pika uji…!
Nga Ilir Çumani-
Çfarë i bashkon dy autokratët në shoqëritë e sotme moderne, si për shembull, Aleksandër Llukashenkon e Bjellorusisë dhe Edi Ramën e Shqipërisë… …!? Konfuci, ideolog dhe filozof, sociolog dhe humanist i shquar, mbi teoritë e të cilit që prej 2.500 vjetësh është mbështetur dhe qëndron në këmbë i gjithë qytetërimi kinez, thotë: “Politikanët e korruptuar, të etur për pushtet dhe para, këta sundimtarë autokratë, përdorin të gjitha mjetet e pandershme për të kapur pushtetin….Dhe, pasi i’a kanë arritur këtij qëllimi, ata shqetësohen dhe përdorin çdo mjet të pandershëm, duke demonstruar hapur akte represive në dëm të popullit të tyre për të mos e humbur kurrë pushtetin…”. Autokrati Llukashenko, ka 26 vjet që sundon popullin bjellorus, dhe së fundmi, i manipuloi zgjedhjet në Bjellorusi, me synimin e vetëm për të sunduar edhe 4 vjet të tjera në pushtet…. Autokrati Edi Rama, ashtu si edhe Lukashenko, ka më shumë se 20 vjet që, së bashku me sivëllezërit e tij autokratë këtu në Shqipëri, e ka sunduar dhe po e dominon skenën politike shqiptare duke grabitur të gjitha pushtetet e pavarura kushtetuese dhe duke përdorë të gjitha mjetet e pandershme me metodat manipulative e antidemokratike, si për shembull: manipulimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votave…me qëllim mbajtjen në mënyrë të paligjshme dhe antidemokratike të pushtetit të tij personal! Me “kostumin” dhe imazhin e Kryetarit të radhës së OSBE – së, autokrati i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur dëshirën e tij që të shkoj në Bjellorusinë e trazuar që po gëlon nga protestat e qytetarëve pas manipulimit të zgjedhjeve, për të takuar autorin e këtyre manipulimeve dhe shkaktarin kryesor të gjëndjes së krijuar atje, autokratin Akeksandër Llukashenko… Pyetja që shtrohet dhe kuriozon sot kancelaritë evropiane, diplomacinë perëndimore dhe të SHBA – të, (të cilat, pas protestave të ligjshme të opozitës dhe të popullit bjellorus, i kanë kontestuar këto zgjedhje), është se, cili do të jetë mjeti dhe gjuha “diplomatike” që këta dy sundimtarët autokratë do të përdorin kokë më kokë për ti hedhë hirin syve faktorit diplomatik vendas, dhe veçanërisht atij ndërkombëtar….!? Të presim spektaklin e radhës… Por, nga eksperienca në këto vende me demokraci të brishta, një gjë është e sigurtë: në gjithë këtë “lojë shahu” që po luhet sot, të humbur do të jenë padyshim demokracia dhe populli bjellorus, ndërsa të fituar do të dalin si gjithmonë autokratët dinak, që mjeshtërisht i bishtënojnë me dinakëri situatave dhe krizave të tilla edhe kur ata ndjejnë rrezikun e humbjes…..!