Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dylgjeri: Kristaq Rama, dështon si negociator i regjimit për daljen nga Ambasada Italiane të familjes Popa

Magazinë E hënë, 10 Gusht 2020 20:10
Dylgjeri: Kristaq Rama, dështon si negociator i regjimit për daljen nga Ambasada Italiane të familjes Popa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Dylgjeri –
Kristaq Rama, dështon si negociator i regjimit për daljen nga Ambasada Italiane të familjes Popa.
– Marrë nga Libri “Mëkatarët 3” i Av.Nafiz Bezhanit

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kur krisi monizmi
( spy -story)

Mund t'ju interesojë

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 6 minutash
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 2 orësh
Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pabesi…

Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pab...

11 Tetor 2026, 02:47

Ajo që ndodhi me 12/12/1985 ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur gjatë gjithë kohës së regjimit monist.Shumëkush mendonte se pas saj do të “priteshin koka sigurimsash”, por çuditërisht ndodhi ajo që nuk besohej. Edhe pse ngjarja u krahasua me një tërmet serioz, lëkundjet ishin aq të vogla sa krijuan vetëm disa plasaritje në themelet e të ashtuquajturit pushtet popullor që për më shume se 40 vjet ishte prapaganduar si i pavdekshëm. Por kjo krisje në themele, pa dyshim tregoi pleqërine dhe fundin e tij…

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

….Hyrja e Familjes Popa në Ambasadën Italiane ishte aq befasuese sa tronditi gjithë politikën shqiptare.

Familja Popa, ka qënë e cilësuar familje e deklasuar, për shkak të babait të tyre, Moisi Popa, ka qënë bashkëpuntor i fashisteve italiane, pas 7 Prillit 1939, kur italia fashiste pushtoi Shqipërine. Si e tillë ishte degdisur në fshatin Kulle të Sukthit. Kishte kaluar degada në gjëndje ferri dhe pa parë dritë në fund të tunelit…Pikerisht keto kushte perjetonte familja Popa ne v. 1985, në këto kushte ajo morri vendimin për tu futur në Ambasadën Italiane në Tiranë për të kërkuar strehim politik. Dhe realizimi i kësaj ëndre u bë në mënyrë të persosur duke shkaktuar një tronditje të rënde organeve të shtetit. Për një kohë të gjatë kjo ngjarje u bë një nga objektet me të rëndësishme të masmedias, gjithashtu një nga problemet kryesore të shtetit monist që kerkonte zgjidhje tepër tē kujdesshme.

Hyrja e Familjes Popa ne Ambasaden Italiane ne Tirane ishte aq befasuese sa tronditi gjithe politiken shqiptare. Nder te paret u vu ne dijeni ishte Drejtori i Sigurimi i Shtetit nga i cili priteshin sqarime te metejshme edhe nga eproret e gjithe jeraqise shterore.
…Eshte fjala per venien ne prove te qendrimit qe do te mbahet nga shteti kunder tyre. Ne rast se nje ngjarje e tille do te kishte ndodhur kur ishte gjalle Enver Hoxha, padyshim qe shkelesit e ligjit do te arrestoheshin me njehere, kudoqofshin ndoshta edhe po te rrezikoheshin mardheniet diplomatike. Po tani? Ne qofte se shteti shqiptar do te toleroje deri ne masen e bisedimeve per gjetjen e rrugeve te zgjidhjes paqesore te çeshtjes, pa dyshim, do te konsiderohej sukses i tyre, nje prove e ndryshime ne politiken shqiptare, nje krisje ne themelet e shtetit socialist.

…Kaloi nje kohë e gjatë me diskutime e propozime nga me te ndryshmet por asnje zgjidhje nuk u pranua nga vellezerit Popa. Nga italia erdhi nje grup senatoresh, nga te cilet dy ishin demokristiane, nje socialist e nje komunist.Bisedimet u zhvilluan ne bodrumin e Ambasades, me qëllim që të ishin sa më të rezervuara e te sigurta. Senatori demokristian bëri prezantimin, kur, pa mbaruar fjalë, u përgjegj Liljana me një italishte të përsosur:
– Komunistët të dalin jashte, ato nulk duam ti dëgjojmë, per shkak se nga ato kemi vuajtur e po vuajme.
– Zonjë – u përgjegj senatori demokristian,- ne kemi një grup senatoresh që përfaqësojme forcat politike të Italise, ju nuk keni të drejtë të bëni të tilla dallime.
-Zoteri,- tha ajo me ze me te vendosur,. Familja jone eshte sakrifikuar për Italinë. Ju nuk kini të drejtë të bëni të tilla dallime, ju jeni në borxh me familjen tonë.
-Mund te jeni me te qarte ?- e pyeti Senatori.
-Natyrisht. Babai im, ne v.1939 ndihmoi italianet me te gjithe fuqine e tij ekonomike. Pikerisht per kete po na persekutojne komunistet.
– Zonjë, babai juaj ka ndihmuar fashizmin, që është dënuar edhe në Itali, dakort?
Pas ketij dialogu, gjakrat u qetesuan, por, edhe pse bisedimet vazhduan me qetesi, ato nuk dhane asnje perfundim. Palët kishin mbetur në pozicione të pa lëvizura. Nga njëra anë, qeveria shqiptare që e kish bëre te qartë qendrimin e saj ne deklaraten qe publikoj Agjencia Telegrafike Shqiptare me 22/12/1985, sipas të cilës “6 shtetasit të kompromentuar me veprimtari antishtetrore në shërbim të një shteti të huaj… të mos mendojnë se do të dalin nga Shqipëria”…Ministri i Brendshem Hekuran Isa deklaroi se: ” edhe po të vdesin, do varrosen në krevatin e Ambadadorit Italian”.
Ky ishte pra qendrimi i pa ndryshuar që kishte shteti shqiptar, ndersa nga ana tjeter kemi qendrimin e qeverise italiane dhe të pjestarreve të familjes Popa te cilët nuk pranonin asnje alternative tjeter, veç paisjen me pasaporta dhe me vizën përkatese për të gjashtë të strehuarit në ambasadën italiane. Kryeministri italian Betino Kraksi, kishte deklaruar se ishte disponibel për një zgjidhje paqësore, por në fakt , këmbëngulja e tyre, pa paraqitur alternativë të pranueshme, tregon se bisedimet kishin ngecur dhe ishin larg një zgjidhjeje paqësore…

Cilat vallë do ishte formula e zgjidhjes Paqësore të kësaj çështje?

Ndoshta, një nga zgjidhjet më shpresëdhënese, e pranuar edhe nga liderët e shtetit shqiptar, ishte ajo e propozuar nga deputeti i zonës së Sukthit, në të cilën perfshihej edhe fshati Kulle, zoti Kristaq Rama.
Pasi morri miratimin e organeve përkatëse, ai kërkoj
të takohej personalisht me disidentët, të dëgjonte kërkesat e tyre, dhe, më në fund tu propozonte një zgjidhje te pranueshme, apo siç u shpreh vetë Ai, e vetmja zgjidhje e pranueshme nga autoritetet shqiptare…
Deputeti, në emër të zgjedhësve të zonës se tij, do tu paraqiste atyre ofertën per tu kthyer në shtëpine e tyre ne Kulle, nen garancine publike te deputetit, te pranuar paraprakisht nga shteti, duke garantuar të gjithë pjestaret e kesa familje se, jo vete nuk do kishin ndonje pasoje, por perkundrazi, do te kishin nje trajtim me njerzor ne plotësimi e kërkesa të tyre të ligjëshme.Ky premtim do te formalizohej me anë të një marreveshje që do të hartohej në Ambasadën Italiane e cila do të firmosej nga Familja Popa, nga Deputeti Kristaq Rama, dhe nga Ambasadori Italian ne Tirane.
Për të garantuar zbatimin e kësaj marrëveshje, përveç angazhimit të deputetit Rama, do ti jepeshin të drejta të posaçme diplomateve italianë të akredituar në Tiranë të shkonin sa herë ta shikonin të arsyeshme, në Familjen Popa në Kullë ose të thërrisnin cilindo pjestar të kësaj familje në Ambasaden italiane në Tiranë.
Me kete projekt, deputeti Rama ishte entusiast dhe parashikonte zgjidhjen e ketij problemi, prandaj nuk
vonoi ti kërkonte Ambasadorit italian të jepte kontributin e tij për të arritur këtë marreveshje.

….Ambasadori italian në Tiranë, kërkesën e deputetit Rama e bisedoj me pjestaret e familjes Popa, por Ai priti përgjigje të ashpra dhe të pa pranueshme….
Fjalet e Tij revoltuan pa mase Lilianën, e cila u hodh me ashpërsi:
– Në asnjë mënyrë! Pa mendoni pak, ku ka qënë deri më sot ky deputet?Perse nuk na u gjend kur ne po hiqnim te “zitë e ullirit”, por na vjen sot? Ta them Unë ku ishte ai: bënte qef në rrugët e Parisit sëbashku me zonjen Nexhmije Hoxha. Ndersa ti më thua takohemi me të, ë?
Në asnjë menyrë!
….
(Vijon faqja 20 e librit Mëkatarët 3)

Etiketat e lidhura

edi ramaMëkatarëtNafiz BezhaniYlli Dylgjeri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 6 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 16 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 19 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 22 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.