E bllokuar në parkim, kjo shofere bën namin (VIDEO)

Nuk janë aspak të pakta paragjykimet për femrat në timon, por një braziliane ka nxjerrë makinën, e bllokuar nga dy të tjera, me një lehtësi të pabesueshme. Në videon e filmuar në Bombinhas të Brazilit, dallohet një makinë e parkuar, e me sy të lirë të gjithë do të mendojnë se e ka shumë të vështirë që të dalë nga aty.

Por për habinë e të gjithëve makina ngrihet në pjesën e pasme dhe fillon të lëvizë djathtas, duke e nxjerrë nga vendi i parkimit. Më pas ajo përshëndet të pranishmit që po e shikonin të mahnitur nga kjo lëvizje.

Videoja është filmuar nga Solange Nardis de Oliveira, i cili në videon e publikuar shkruan se nuk e kuptoi se si u kthye makina. Një nga komentuesit sugjeron se makina duhet të ketë të implementuar një gomë të 5-të, e reklamuar në vitet ’50, por që nuk u përhap kurrë në masë. Kjo gomë shërben për të nxjerrë automjetin nga vende të ngushta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?