E martuar me një vlonjat, amerikania promovon muzikën shqiptare: Krenare që më quajnë “Albanian girl”

Një çift bashkëshortesh që jetojnë në Amerikë e kanë shndërruar dashurinë e tyre për Shqipërinë edhe në një mision jete. Sopranoja amerikane, bashkëshortja e të riut nga Vlora është një promotore e artit, kulturës e muzikës shqiptare ne Amerike sa tashme aji njihet si “Albanian Girl”.

Bashkëshortet Mario Rrapaj Dhe Carson Dorsi janë bëre të njohur në Shqipëri rreth 5 vite më pare, kohë kur i riu i propozoi për martese amerikanes në një mënyrë tepër të veçante në plazhin e Radhimës. I riu shqiptar, improvizoi sikur u zhduk në det dhe më pas u shfaq me një guackë gjigande, brenda së cilës kishte fshehur një unazë.

Bashkëshortja e dirigjentit shqiptar, Carson Dorsey është një soprano e njohur amerikane e tashmë pas 5 viteve martese me djalin nga Vlora ajo është e dashuruar edhe me muzikën, artin e kulturën shqiptare, sa që i gjithë repertori i saj tashme është vetëm në gjuhën shqipe. Carson nuk është dashuruar vetëm me Marjon por edhe me Shqipërinë dhe nuk humbet rast për ta promovuar atë në Amerikë, ku kanë themeluar fondacionin kushtuar muzikës shqiptare, International Albanian Music Foundation. Çifti jeton në Dallas të Texasit, por tashmë Carson njihet atje si ‘Albanian Girl’.

E martuar me një vlonjat, amerikania promovon muzikën shqiptare:Krenare që më quajnë “Albanian girl”

“Dashuria për muzikën shqiptare vjen nga bashkëshorti im i mrekullueshëm dhe familja e tij. E më pas kam njohur me shume muzikantë shqiptare përreth botës të cilët janë muzikante fantastike, tepër të talentuar. Dhe duke njohur muzikante të talentuar shqiptar dëgjon dhe mëson edhe muzikën e bukur shqiptare. Është shumë e rëndësishme për ne si muzikante të jemi në gjendje të promovojmë muzikën shqiptare ne te gjithë botën nëpërmjet muzikës shumë të veçant e të bukur. Duke pare përpara dhe duke konsideruar zhvillimin e Shqipërisë dhe nga ana politike është shumë e rëndësishme që gjithkush në botë ka një sens të qartë se kush janë shqiptarët dhe nuk mund te behet me mire ne rruge te tjera se sa nepërmjet muzikës, artit, teatrit.”, tha muzikantia amerikane.

E pranishme në një konkurs të sipërmarrësve të muzikës, të zhvilluar në universitetin e Texasit të veriut Dorsey paraqiti edhe projektin e saj për zhvillimin e një database të muzikës shqiptare ku gjithkush rreth botes mund të gjejë, dëgjojë dhe zgjedh partitura të muzikes shqiptare ne menyre dixhitale. Ky projekt u vlerësua me 2 çmime. Por ne këtë hap të rëndësishëm qe ka ndërmarrë Carson thotë se është përballur edhe me momente te vështira, pasi jo shume njerëz kane njohuri për muzikën shqiptare.

“Muzika shqiptare është e re për shume njerëz. Çfarë është e mrekullueshme per muziken shqiptare eshte se pergjate nje shekulli eshte vertet e shumellojshme duke konsideruar influencen e komunizmit apo shkollen Ruse dhe me pas expozimi tek modernia dhe kjo e bene shume interesante dhe unike muzikën shqiptare ne sytë e njerëzve ku ne gjithmonë perpiqemi te paraqesim te gjitha karakteristikat nëpërmjet repertorit si ne Valona musik projekt apo ne recitalin time ne ShBA ku u përpoqëm te kuptonim se nga vjen kjo influence apo ku ka studiuar kompozitori dhe sa ka influencuar ne muziken e tij.”, tha ajo.
Të qenurit një ‘Albanian girl’ është me tepër se krenari për amerikanen dhe sigurisht qe lumturon pa mase edhe bashkëshortin e saj shqiptar.

“Ndihem shume krenare! E dua shume muzikën shqiptare dhe gjithashtu dëshiroj te përmirësoj njohuritë e gjuhës shqipe, është një komb i mrekullueshëm dhe jam shume mirënjohëse për familjen time dhe miqtë shqiptar. Uroj qe një dite te jem një shqiptare e vërtetë”, shton Carson.

Por si e njeh Carson Shqipërinë dhe çfarë do te thotë ky vend për te.

“Shqipëria është shembulli i përsosur i një vendi që po globalizohet me se miri! Shqipëria ka qene shume e izoluar dhe papritur u hap dhe çfarë është e mrekullueshme për Shqipërinë është se shqiptarët kanë tolerancën – dhe gatishmërinë e vullnetin për të përparuar dhe për sukses gjë që vendet e tjera mund të mos e kenë. Shqipëria është takimi perfekt i botës së vjetër qe takohet me Botën e Re.”, pohoi ajo. Duke mos dashur ta harrojnë kulturën artin e muzikën shqiptare bashkëshortët, po punojnë edhe për te krijuar nje platforme për te gjithë shqiptaret qe jetojnë dhe punojnë ne diaspore për te pasur një vend te sigurt ku mund te gjejnë muzikën shqiptare.

SHKARKO APP