E pazakontë! U shpall e vdekur para 1 muaji nga Covid-19, gruaja zgjohet nga koma dhe shokon të gjithë (Foto)

Alba Maruri 74 vjeç nga Guayaquil në Ekuador është shpallur e vdekur nga autoritetet si pasojë e koronavirusit. Por është zbuluar se e moshuara vazhdon të jetë gjallë dhe gjatë kësaj kohë ka qenë në komë.

Një muaj më parë familjarët janë njoftuar për vdekjen  e saj dhe kanë marrë hirin që mendohej se i përkiste asaj.

Të enjten zonja Maruri është zgjuar pas tre javësh në koma dhe ka kërkuar nga doktorët të telefononin të motrën.

Më pas është kuptuar e gjitha ngatërresa e bërë dhe spitali ka kërkuar falje. Familjarët kur kishin shkuar në morg për të parë trupin, kanë ruajtur distancën prej një metër e gjysmë. Ata kanë arritur të dallojnë flokët dhe ngjyrën e lëkurës, por këto detaje kanë qenë të njëjta si të motrës së saj, prandaj u konfirmua nga autoritete se viktima ishte Alba Maruri.

SHKARKO APP