Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E përfytyroni natën e Vitit të Ri pa fishekzjarrë? Pse po i vjen fundi traditës së njohur

Magazinë E martë, 31 Dhjetor 2019 10:35
E përfytyroni natën e Vitit të Ri pa fishekzjarrë? Pse po i vjen fundi traditës së njohur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

A mund të përfytyrohet Nata e Vitit të Ri pa fishekzjarrë? Për shumë gjermanë, hedhja e tyre përbën pamjen e zakonshme të festimeve. Por kësaj tradite tani mund t’i vijë fundi. E për këtë fund ka arsye të forta.

Fillimisht një urim me shampanjë, pastaj përjashta për të ndezur fishekzjarrët. Kjo është zakonisht rrjedha e Natës së Vitit të Ri në Gjermani. Një natë për të cilën gjermanët me dëshirë paguajnë. Vitin e kaluar, Shoqata e Industrisë Piroteknike arriti të bëjë 133 milionë euro xhiro. Fishekzjarret janë traditë tanimë në Gjermani. Që para vitit të ri, shumë njerëz i blejnë kapsollat apo lloje të tjera fishekzjarrësh, ndryshe nga disa vende të tjera. Në disa qytete europiane si Parisi apo Dublini, fishekzjarret hidhen në mënyrë të organizuar në disa pika në qytet dhe jo privatisht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Deutschland Symbolbild Böller (picture-alliance/dpa/M. Müller)

Rrezik për njerëzit dhe muret

Një traditë me probleme. Sepse hedhja e fishekzjarreve ndot ambientin. Fëmijët tremben nga zhurma dhe çdo vit ka disa qindra të plagosur përmes shpërthimeve të pakontrolluara apo gabimeve në ndezjen e fishekzjarreve. Tani disa qytete në Gjermani kanë reaguar. Aacheni, një qytet pranë kufirit belg-holandez, këtë vit për herë të parë i ka ndaluar kapsollat, që hidhen me më shumë se dy metra lartësi. “Ne duam të mbrojmë godinat tona historike. Para 9 vjetësh pati zjarr në një kishë Natën e Vitit të Ri, duke e dëmtuar rëndë altarin e kishës”, thotë Linda Plesh nga bashkia e Aachenit. Në pjesën historike të qytetit, katedralja e vjetër, shtëpitë karakteristike dhe ato antike qëndrojnë gati ngjitur me njëra-tjetrën. Tani ndalohen shumë lloje fishekzjarrësh. Po shuhet kështu një traditë e preferuar?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Trendi është kufizimi i hedhjes së kapsollave

Në pamje të parë duket se në Gjermani vërtet festa e Vitit të Ri do të ketë atë pamje si në Paris, në qytetin, ku zhvillohet shou me drita dhe lser, kurse hedhja privatisht e fishekzjarreve është e ndaluar. Edhe New Jorku dhe Sydney i kanë ndaluar fishekzjarrët privatisht. Në New Jork nuk është tipike hedhja e fishekzjarreve, sepse tradicionalisht ata përdoren në Ditën e Pavarësisë. Po kështu edhe në Francë. Aty organizohet ndezja e fishekzjarreve, privatisht nuk lejohet.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02
Mexiko, Mexiko City - Feuerwerk Symbolbild (picture-alliance/J. Cabrera Torres)

Në Gjermani, sipas një sondazhi të Institutit të opinionit, YouGov, tre nga katër të anketuar janë për ndalimin e plotë ose kufizimin e ndezjes së fishekzjarreve. 33% janë për ndalimin e plotë të tyre. Edhe ambientalistët apelojnë për ndalimin e plotë të fishekzjarreve. Organizata Gjermane e Ndihmës për Mjedisin (DUH) ka kërkuar nga qytetarët që të dorëzojnë peticione në komunat e tyre për ndalimin e fishekzjarreve. Sipas DUH Nata e Vitit të Ri ndikon mjaft në ndotjen e mjedisit, me një rëndim të emetimit të grimcave të imta ndotëse me 5000 tonë brenda pak orësh. Kjo i përgjigjet afër 16% të sasisë së grimcave ndotëse që emetohen në vit nga automjetet.

Ekonomia i bashkohet trendit

Ambientalistët dhe përkrahësit e ndalimit të fishekzjarreve marrin mbështetje edhe nga ekonomia. Për herë të parë disa rrjete të mëdha tregtare kanë deklaruar, se nuk do të shesin më në të ardhmen kapsolla apo fishekzjarre të tjerë. Hornbach është një qendër shitjeje për materiale ndërtimi. Nga viti i ardhshëm kjo qendër nuk do të ofrojë më fishekzjarrë. Që këtë vit rrjetet e mëdha të supermarketeve gjermane, Rewe dhe Edeka i kanë hequr nga raftet fishekzjarrët. “Ne heqim dorë nga fitimi, dhe nuk e dimë si do të reagojnë klientët” thotë Christoph Windges, që drejton një qendër të madhe supermarketi në landin e Renanisë Veriore-Vestfali për dpa.

Deutschland Nach dem Silvesterfeuerwerk (picture-alliance/dpa/W. Steinberg)Çfarë mbetet më 1 Janar…

Në Gjermani janë bërë hapat e parë për një Natë të Vitit të Ri pa hedhje fishekzjarrësh provatisht. Por jo gjithkund është kështu. Dhe nuk është gjithmonë ruajtja e mjedisit një faktor për ndalimin e fishekzjarreve, por shpeshherë siguria. Si për shembull në Mynih. Ky qytet bazohet në rreziqet për sigurinë që paralajmërohen nga policia. Për DW nga bashkia e qytetit thuhet, se nuk jemi shumë të sigurtë, “nëse e kalon pa asnjë dëm Natën e Vitit të Ri”. Prandaj ky qytet ka ndaluar fishekzjarret në disa pjesë historike të qytetit dhe në qendër. Por në pjesë të tjera hedhja e fishekzjarreve lejohet. Edhe heqjen e ofertës së fishekzjarreve e ka bërë vetëm një pakicë e supermarkteve. Debati sapo ka filluar, dhe për disa ai është më shumë një “debat simbolik”. DW

Etiketat e lidhura

debati globalfishekzjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 9 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 9 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 25 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 33 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.