Edi Rama po përkthen librin e shkrimtares, Ornela Vorpsi

Shkrimtarja shqiptare, Ornela Vorpsi, thotë se një libër i saj po përkthehet në shqip nga kryeministri Edi Rama.

“Ai është një përkthyes i madh, por ende nuk e di se kur do ta përfundojë librin,” thotë Vorpsi.

Shkrimtarja ka shumë vlerësime për kryeministrin.

“Nuk e kam ndjekur shumë anën politike të Shqipërisë, sepse kam një rrugë timen që më gëlltit komplet. Kjo është rruga e artit dhe letërsisë dhe vajzën time të vogël që ka nevojë që të jem aty përditë. Por, nga me sa e njoh personalisht Edin, i ka dhënë goxha shumë Shqipërisë. Ai është një person jashtë mase i kultivuar, i zgjuar. Pra, sa më përket mua, jam apolitike, politika e vërtetë për mua është edukimi i njeriut. Në këtë sens jam utopiste, jam në letërsi e art, por edukimi, arti, letërsia e bëjnë njeriun njeri dhe të bukur. Ai më s`ka nevojë për politikë. Tri javë më parë isha në Shqipëri dhe me veprat që ka bërë kryeministri Edi, me ëndrrat që ka, Shqipëria do te ketë përfitime pozitive.

…Me sa pashë çfarë ka ndërtuar Edi në këtë vend, binomi art-politik funksionon. Punët konkrete që ka bërë me rrugët jashtë Tiranës, në kryeministri… I pashë fotot, kryeministria më parë kishte qenë si një stallë dhe ai tani kishte bërë një kryeministri ku mund të pritet çdo shef shteti dhe të jesh krenar me nivelin evropian. Kishte bërë një mrekulli. Këto janë dhurata për këtë komb. Edi ka ambicie, ka nevoja që Shqipërinë ta ngre lartë. Ai ka dëshirë…

E vlerësoj si njeri, duke e ditur dëshirën e tij të madhe që ka që Shqipëria të ecë. Ta çojë më lart. Pra, dallon nga politikanët e tjerë që s`kishin kulturën e duhur. Nuk ka politikë pa një zhvillim kulturor, pa një edukatë. Kultura dhe arti janë me rëndësi për një komb. Nuk është vetëm politika. Ndërtimi i rrugëve është aspekt ekonomik”.

Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, tregoi edhe historinë e librit të saj që po e përkthen një përkthyes special, si Kryeministri i Shqipërisë.

SHKARKO APP