Edi Rama, ti ke dështuar suksesshëm. Çdo gjë që arrite, është vetëm 3D
Nga Eglantina Mirashi
Çdo rilindas sot është i ndërgjegjshëm se Edi Rama është emergjencë kombëtare që duhet larguar një orë e më parë. Eshtë pandemi akoma me e rëndë se vetë Covid-19 , ka infektuar rëndë çdo qelizë të shtetit shqiptar. Sjellja e tij dhe qeverisë që ai drejton është antinjerëzore, brutale dhe totalisht e papërgjegjshme. Cila është arsyeja që sot shqiptaret duhet ti japin një mandat të trete Edi Rames?! Në 8 vite pushtet me timon e tepsi ai u tall, genjeu pa iu dridhur qerpiku, përçmoi paturpësisht çdo shqiptar. Sot ai dhe qeveria tij vendos dhe kush duhet të vaksinohet, madje dhe kush duhet të jetoje. Bijtë e komunisteve ashtu si eterit e tyre bëjnë akoma ndarje klasore e krahinore, kush është personalitet e kush jo, dhe jeta e kujt ka vlere më shumë apo më pak. Sigurisht nuk e dinë që për secilin prindi dhe i moshuari është përsonalitet dhe vlera e prindit nuk peshohet nga ngjyra e kartes së partisë . Në 8 vite të qeverisjes së tij, Shqipëria është përmbytur 8 herë nga veriu në jug me dëme të jashtëzakonshme, mirë që sbën asnjë përpjekje për tu ardhur në ndihmë por bën cirk duke thënë që tani bie shi më shumë se para 8 vitesh! Po mire o zoteri sot pas 8 vitesh pushtet premton uje e drita, 8 vite stë mjaftuan? E mban mend në 2013 kur njerezit kërkonin uje dhe drita e ti u thoje kërkojani Saliut…po tani si do ju thuash?!
Cilin premtim mbajti Edi Rama? Punësim? Shëndetësi falas??? Arsim cilesor? Ekonomi? Reforme në drejtesi??Hapje negociatash? Ulje taksash?Ule çmimin e energjise elektrike? Apo rrena me shumicë dhe pa taksë se populli rrena do?
Edi Rama shfaqet si hero aty ketu per shfaqjen e radhes, me regjinë qëndrore të propagandës , duke mashtruar pa u skuqur e zverdhur, duke prezantuar projekte 3D të denja për filma hollywood-i. Genjeshtari patologjik kërkon ti jepet shansi të abuzojë dhe 4 vite tjera me jetët e shqiptarëve!
Shqiptarët e dinë këtë tashmë, ata nuk kanë çfarë të presin më shumë nga një njeri që për dy mandate projektoi e tenderoi per xhepin e tij dhe të shërbyesve besnik dhe në fund kërkon dhe një tjeter mandat me justifikimin që skemi shkop magjik të bejmë mrekullira në 8 vite, duhen 12 ti përfundojme!!
Shqipëria fale Edi Rames ka mbetur në vend numëro, por me 25 prill shqiptarët do të tundin e shkundin, dhe vendin do ta nxjerrin nga gremina e deshtimeve të tua. Me 25 prill Shqiperia do u kthehet Shqiptareve.