Edita Tahiri: Shkëlqimi kombëtar i Sali Berishës është i paprekshëm

Nga Edita Tahiri

Shkëlqimi kombëtar i Sali Berishës është i paprekshëm. Ai mbetet një lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi të gjitha. Udhëhoqi me vizion dhe vendosmëri drejt Shqipërisë demokratike dhe Euro-atlantike dhe aleancës strategjike me Amerikën, duke bërë kthesën historike nga komunizmi në demokraci. Solli lirinë per popullin duke i dhënë fund totalitarizmit që kishte pllakosur Shqipërinë për dekada. Por mbi të gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombëtare duke i dhënë mbështetje gjysmës tjetër të kombit të mbetur padrejtesisht nën dominimet e huaja. Njohja e hershme e pavarësisë së Kosovës, dhe mbeshtetja e vazhueshme për luftën tonë për liri e pavarësi ka qenë një shtyllë e fortë për ne udhëheqesit e pavarësisë së Kosovës. Askush nuk mund ta cenojë atdhetarinë e Sali Berishës. Nuk ka lider pa gabime, por liderët që shkruajnë historinë e kombit mbeten në faqen e ndritshme të historisë!

SHKARKO APP