Edmond Budina aktori qytetar

Nga Raimonda Shundi-
Shumë shqiptarë e kanë parë nëpërmjet mediave televizive, aktin që bëri regjisori dhe aktori Edmond Budina mbasi çau rrethimin policor dhe më në fund hyri në skenën e tij.

Puthi parketin e skenës, u ngrit në këmbë dhe tha “ shikoni caromë ka ky teatër!” Ishin emocionet më të fuqishme që Budina pavarësisht dhjetëra e dhjetëra roleve, na i përcolli nëpërmjet qytetarit. Pra, ky është aktori qytetar.

Gjykimi për një aktor është i saktë në bazë të krijimtarisë dhe emocioneve që ai përcjellë. Por, kur dëgjon aktorin të flasë jo me gjuhën e autorit ose dramaturgut, por me gjuhën e tij, atëherë fillon një gjykim i dyfishtë. Gjykimi si aktor dhe gjykimi si njeri. Lum ai aktor që mundet të jetë i barasvlershëm! Është i njohur fakti që populli beson më tepër fjalët dhe gjykimet e një artisti se sa ato të një politikani, i çfarëdo ngjyre qoftë. Artistët synojnë të bëjnë politikën e tyre gjithmonë antagoniste me çfarëdolloj shteti ose pushteti dhe kjo i ka bërë shumë herë më të të dëgjueshëm dhe të besueshëm. Ndaj rrëfimet e tyre janë emocionuese e mbresëlënëse. E gjej Budinën të lëshuar në kolltukun e asaj skene qetësi rrethuar nga miqtë e shumtë. “Ti je heroi im”, ishte dedikimi i mikut të tij shkrimtarit dhe përkthyesit Rudi Erebara të nesërmen e asaj dite. Erebara është emri që mediat e hasën së fundmi në vendosjen e germave të teatit kombëtar përpost krijimtarisë në botës e letrave. Budina u rikthye si një kambanë alarmi për të gjithë ne që e shihnim nga ekranet në komoditetin e vëzhguesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëllezërit Budina ja dolën të jenë qytetarë përpost artistit. Ja dolën të mbajnë të karikuar një çëshje të vështirë e të komplikuar pa lënë aspak mënjanë edhe artin e tyre. Ja dolën të marrin zemrat e kaq e aq dashamirësish të atij profesioni dhe asaj pjese që kategorizohet si nostalgjikë, pakicë,militant. Megjithë lodhjen dhe situatën e kaluar ai nuk refuzon asnjë nga mediat prezent për ti shpjeguar momentet e vështira dhe vazhdimi i kësaj beteje.

Swiss Digital Mobile Reklama

E nisim bisedën me pyetjen se si ndjehet pas drejtimit të gishtit ndaj kryeministrit Rama mbi keqtrajtimin që ju bë nga policia e shtetit. Ai duhet të dijë një gjë. Në të tëra revoltat që ne kemi bërë në kohën e Partisë së Punës, si me shfaqjet tona të viteve 90, si me lëvizjen studentore, por edhe në protestën e 28 janarit, Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë me ne. Ai gjithmonë është fshehur pas fustaneve. Asnjëherë nuk është shfaqur. Rama kishte shokë e miq vetëm anëtarët e byrosë politike. Kurrë nuk doli ballë për ballë ashtu siç edhe po ndodh tani. Pse nuk del këtu?! Le të përplaset me ne po ja mbajti!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?