Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Egjipti po ndërton një kryeqytet të ri në shkretëtirë, tërësisht nga zero! (FOTOT)

Magazinë E premte, 21 Shkurt 2020 21:50
Egjipti po ndërton një kryeqytet të ri në shkretëtirë, tërësisht nga zero! (FOTOT)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Udhëheqësit egjiptianë njihen botërisht për projektet e tyre kolosale të dizajnuara për të mahnitur pasardhësit, ndaj edhe gjenerali Abdel Fattah al-Sisi, presidenti aktual i republikës së Afrikës së Veriut, nuk duket se dëshiron t’i shpëtojë këtij vokacioni. Pas gati një mijë vitesh, vendi do të ndryshojë kryeqytetin, me një qendër të re administrative (tani për tani pa emër) që po përgatitet të zëvendësojë Kajron dhe të strehojë rreth 6.5 milion banorë. “Do të ketë një shesh më të madh se Tiananmen,” bëjnë me dije specialistët që po merren tashmë me projektin, i cili shtrihet për 700 kilometra katrorë (madhësia e Singaporit) 35 kilometra në lindje të kryeqytetit aktual egjiptian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ideja, në letër, është ajo e një modeli pionier të qyteteve ‘smart’ për botën arabe, i cili mund të lulëzojë në një vend me urbanizim mbi mesataren dhe me një popullsi të madhe të re dhe teknologjikisht të edukuar.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 8 orësh
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 22 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Planet zbulojnë tashmë një parlament të ri, një pallat të ri presidencial, aeroportin më të madh në Egjipt, Teatrin më të madh të Operës në Lindjen e Mesme dhe rrokaqiejt më të gjatë në të gjithë Afrikën. Veç tyre do të ketë edhe një lagje kushtuar industrisë së argëtimit për 20 miliardë euro, dhe një park urban që do ta bëjë Parkun Qendror të New York-ut të duket i zbehtë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në zemër të projektit është shpërthimi demografik egjiptian, me një fëmijë të lindur në çdo dhjetë sekonda. Vendi fiton dy milion qytetarë në vit dhe, megjithëse jo zyrtarisht, duket se tashmë ka tejkaluar 100 milion njerëz. Rezultati është se Kajro, tashmë i mbingarkuar dhe në kaos total, sot ka të ngjarë të prekë 40 milion banorë deri në vitin 2050 dhe të shndërrohet në një kuti pluhuri nga pikëpamja shëndetësore dhe sociale. Sipas revistës Newsweek, në vitin 2017 rritja e papritur e popullsisë në Egjipt ishte një rrezik më i madh sigurie sesa ISIS.

Ka nga ata që e shohin këtë nismë si një përpjekje të qartë të Al-Sisi, për të lënë një shenjë të propagandës së tij megalomane në histori, pa menduar shumë për përfitimet reale.

Meqenëse shpenzimet për kapitalin e ri duket se luhaten midis 40 dhe 60 miliardë euro, shumë analistë pyesin nëse këto para do të shpenzohen mirë. Situata ekonomike e Egjiptit nuk është ndër më të ndritshmet, me një rritje të inflacionit, papunësinë e lartë, një krizë shumë të fortë turistike, ndarjen e infrastrukturës dhe luftimet në rrugë dhe kërcënimin terrorist që dekurajon investimet. Fotografia financiare e vendit është më e mirë në përgjithësi sesa dhjetë vjet më parë, por ka ende shumë punë për të bërë. (Wired)

/ SCAN

Etiketat e lidhura

Egjipti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 40 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 41 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 42 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 44 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.