Eki Rrahmani, regjisori i vendeve në luftë dhe pjesë e Al Jazeera

Ai është pjesë e dokumentarëve “People and Power” (Njerëz dhe Fuqi), gjegjësisht pjesë e regjisorëve që e realizojnë këtë emision.

Ai jeton prej dy dekadash jashtë Kosovës, ndërsa së fundmi jeta e ka dërguar në Katar, në Lindjen e Mesme. Regjisori kosovar Eki Rrahmani po udhëton nëpër këtë pjesë të botës për shkak të disa dokumentarëve, të cilët ai i realizon në bashkëpunim me rrjetin e madh televiziv, Al Jazeera.

Ai është pjesë e dokumentarëve “People and Power” (Njerëz dhe Fuqi), gjegjësisht pjesë e regjisorëve që e realizojnë dhe ideojnë këtë emision.

Temat, të cilat i trajton ky emision hulumtues kanë të bëjnë me parregullsitë politike, shoqërore dhe ekonomike. Dy episodet e fundit janë përqëndruar në Jobar, qytetin në Siri ku edhe regjisori nga Prishtina ka qenë i pranishëm për të nxjerrë më të mirën.

Pamjet e dokumentarit janë të rënda, raporton Kultplus.com. Kjo për vetë faktin se paraqiten njerëz të vdekur, shkatërrim dhe intervista që shpërfaqin dhimbjen e banorëve, krahas bombave e gazrave kimike, të cilat po marrin jetën e njerëzve të pafajshëm.

Emisioni në fjalë realizon dokumentarë që investigojnë mbi tema të ndryshme dhe vende të ndryshme nëpër botë, së fundmi edhe në Bellorusi, Afganistan, Kinë e Uganda. Emisionet e tilla transmetohen çdo të mërkurë në ora 22:30 GTM në Al Jazeera. Eki është regjisor i njohur, ndërsa këtë vit është i pranishëm edhe në festivalin PriFilmFest me një projekt filmik.

 

SHKARKO APP