Ekstrovert apo introvert? Njihuni më tepër me personalitetin tuaj
Ekzistojnë dy lloje të personalitetit, introvert dhe ekstrovert. Kur një person është i rezervuar dhe nuk hapet lehtë, ai ose ajo thuhet se është një introvert. Kur një person është shoqëror, bisedues dhe bën miq shpejt, atëherë tipi i tij i personalitetit thuhet se është ekstrovert. Këto nuk janë karakteristikat e vetme diferencuese midis dy grupeve. “Të gjithë jemi të njëjtë, por të ndryshëm” është një thënie e vjetër, që do të thotë se ne të gjithë kemi të njëjtën natyrë njerëzore, trup, mendje, mendime, ndjenja, e megjithatë çdo individ është unik në mënyrën e vet.
Introvertët janë të rezervuar nga natyra, pasi janë të preokupuar nga mendimet dhe ndjenjat e tyre. Ata kanë nevojë për shumë hapësirë personale. Këta njerëz ndjehen rehat dhe më energjikë kur janë vetëm. Preferojnë aktivitete të vetmuara ndaj bashkëveprimit shoqëror i cili përfshin leximin, shkrimin, dëgjimin e muzikës etj. Introvertët i kushtojnë më shumë rëndësi botës së tyre të brendshme, sesa asaj të jashtmes. Ata vërtet kanë pak miq, por kjo ndodh sepse ata nuk e durojnë dot sipërfaqësinë, dhe miqësitë e tyre duhet ti kenë rrënjët e thella. Ata janë dëgjues shumë të mirë, dhe gjejnë zgjidhje dhe problemeve më të vështira, por ata nuk janë aq praktikë, dhe nuk janë aq të lirshëm në njohjet e reja.
Ekstrovert i referohet një lloj sjelljeje njerëzore, në të cilën një person pëlqen të rrethohet dhe të bashkëveprojë me njerëzit. Ata janë social dhe të hapur. Vetë identiteti i një ekstroverti është se ata gëzojnë bashkëveprimin njerëzor. Përqendrohet në realitete praktike sesa në ndjenja dhe mendime të brendshme, kështu që ata mërziten në vetmi. Një ekstrovert nuk rri dot vetëm, pasi ai ndjen se energjia e tij konsumohet. Jo shumë i rezervuar, dhe nuk i pëlqen privatësia aq shumë sa i pëlqen një introverti.