Eliza Hoxha i rikthehet muzikës, detaje për këngën e re

Këngëtarja Eliza Hoxha, pas një pauze të gjatë në muzikë, ka paralajmëruar këngën e saj më të re.

Në një prononcim për mediat kosovare, Eliza edhe pse e rezervuar ka ndarë disa detaje nga projekti i saj, i cili pritet të lançohet së shpejti. “Përmes projektit tim të ri do të rikthej disa momente të viteve të tetëdhjetë dhe do të jetë një ripërpunim i një kënge ku jo të gjithë e njohin dhe e mbajnë mend. Do të mundohem t’i kthej disa momente që tashmë janë harruar”, është shprehur Eliza. Këngëtarja, e cila është edhe arkitekte, për shkak të angazhimeve të saj në këtë fushë ka lënë anash për pak kohë muzikën. Rikthimi i saj në muzikë vjen pas katër vitesh me një kompozim të Florent Boshnjakut, në stilin retro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?