“Elvis & Nixon” vjen në kinema më 22 shtator

Aktorët Michael Shannon dhe Kevin Spacey do të sjellin në skenë filmin mbi një nga takimet më të rëndësishëm deri më sot në historinë e Rock-ut, mes presidentit Nixon dhe Elvis Presley.

Ishte 21 dhjetori i vitit 1970 kur takimi mes presidentit të Shteteve të Bashkuara Richard Nixon dhe legjendarit të muzikës rock Elvis Presley shënoi një nga momentet më të paharrueshme të historisë së muzikës Rock.

Ky takim u konsiderua aq i rëndësishëm sa bëri që të shkruheshin libra, dokumentare dhe së fundmi të vijë edhe në film.

Nën drejtimin e Liza Johnson dhe bazuar në skenografinë Cary Elwes e Hanala e Joey Sagal, filmi do të sjellë historinë e vërtetë të takimit sekret. Protagonistët e filmit do të jenë Michael Shannon në rolin e Elvis Presley dhe Kevin Spacey në rolin e presidentit Nixon, i cili 50 vite më parë mori një letër nga këngëtari i Rock ‘n Rollit ku i shprehej vlerësimi që Presley kishte për të dhe gjithashtu dëshira për ta takuar.

Nixon vendosi ta pranonte Presley-n në Shtëpinë e Bardhë, këngëtarin e Rock ‘n Rollit, ku dhe erdhi kërkesa e tij e vecantë për tu bërë agjent sekret i FBI.

Filmi “Elvis & Nixon” vjen në kinema më 22 shtator.

SHKARKO APP