Erjon Murataj, koordinator i Bindjes Demokratike për Elbasanin

Erjon Murataj, koordinator i Bindjes Demokratike për Elbasanin
Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.
Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt.
Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku.
Në një intervistë për televizionin ORA NEWS zoti Murataj theksoi se :
Me këtë politikë, që ka prodhuar 30 vite tranzicion të vështirë, shqiptarët duhet të ndahen një herë e përgjithmonë më 25 prill.
Thirrja ime u drejtohet, jo vetëm të rinjve, por dhe gjyshërve e prindërve të tyre. Të cilët duhet t’u besojnë të rinjve, të cilët ata vetë i kanë edukuar me dashurinë për Shqipërinë.
Vijoj duke i kujtuar shqiptarëve se:
Kjo nuk është më çështje e vjedhjes së Shqipërisë.
Nuk është me as çështje e goditjes së demokracisë për të cilën u luftua në vitet 90.
Kjo është një betejë, drejtuar skeptikëve me fjalët:
NUK KA LUFTË QË NUK FITOJNË TË RIJNTË.

ERJON MURATAJ, KOORDINATOR I BINDJES DEMOKRATIKE PËR ELBASANIN

Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes…

Swiss Digital Desktop Reklama

Posted by Astrit Patozi on Saturday, February 27, 2021

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?