Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Është koha për të folur”, dokumentari që hedh dritë mbi të vërtetën e skandalit seksual të njeriut më të fuqishëm të FMN-së

Magazinë E hënë, 7 Dhjetor 2020 18:32
“Është koha për të folur”, dokumentari që hedh dritë mbi të vërtetën e skandalit seksual të njeriut më të fuqishëm të FMN-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dokumentari i Netflix “Dhoma 2806: Skandali DSK” pritet të hedhë dritë mbi enigmën që çoi në shkatërrimin politik të njeriut që mund të ishte bërë President i Republikës Franceze.

Nëntë vjet pas skandalit rozë “DSK” në hotelin “Sofitel” në New York me protagonist  kreun e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn dhe pastruesen  me ngjyrë  Nafissatou Diallo, Netflix   ka publikuar promon e dokumentarit që do të dalë në vjeshtën e vitit 2021 me të gjitha detajet gjë që çuan në shkatërrimin politik të njeriut që mund të bëhej president i Francës.

Në vitin 2011, Dominique Strauss-Kahn u akuzua për përdhunimin e një pastruesje në një hotel luksoz të New York-ut.

Dokumentari, me titull ” Dhoma 2806: Skandali DSK “, përfshin dëshmi dhe analiza nga gazetarja Raphawlle Bacqué, e cila punon për gazetën “Le Monde”.

Sipas shtypit francez, në dokumentar do të flasë  pastruesja e hotelit Nafissatou Diallo, por jo ish-kreu i FMN-së.

Dominique Strauss-Kahn ishte njeriu i fortë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kur më 14 maj 2011 u akuzua për përdhunimin e Nafissatou Diallo, një  pastruese në hotelin “Sofitel” në New York.

Gjykata kishte kundërshtuar besueshmërinë e shërbyeses, me të cilën Strauss-Kahn hyri në një marrëveshje financiare në dhjetor 2012 për të mbyllur çështjen.

Dokumentari do të shfaqet në katër episode nga Netflix, me regji të Jalil Lespert. Skenat zhvillohen në Paris, Manhatan, Bronx, Uashington dhe  në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Referencë do të jenë edhe zgjedhjet presidenciale franceze 2012. Një ish-ministër francez i Financave, Strauss-Kahn, i njohur si “DSK” në Francë, u pa si shansi më i mirë i së majtës për të fituar zgjedhjet presidenciale 2012 deri në arrestimin e tij të papritur në 14 maj 2011, në bordin e një avioni Air France në aeroportin ndërkombëtar  Kennedy të New York-ut me akuzat e sulmit seksual.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sidoqoftë, një emigrante me ngjyrë, pastruese, që dinte të lexonte dhe shkruante, i preu krahët. E megjithatë kjo grua akuzoi një burrë të pasur, të bardhë, të fuqishëm. Vazhdimi dihet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Skandali “DSK” ishte lapidari politik i Dominique Strauss-Kahn.

Më vonë atë vit, shkrimtarja franceze Tristane Banon hodhi akuza kundër tij pasi prokurorët e shtetit ndaluan hetimin mbi pretendimin e saj se e kishte sulmuar seksualisht në 2003, duke thënë se afati i parashkrimit kishte skaduar.

Reputacioni i Strauss-Kahn u dëmtua më tej vite më vonë mes një hetimi mbi një rrjet prostitucioni të përqendruar në Hotel Carlton në Lille, megjithëse ai u lirua nga akuzat.

Pas kthimit të tij në Francë në Shtator 2011, Strauss-Kahn dha një intervistë televizive në të cilën ai i kërkoi falje vendit për atë që ai e përshkroi si një “gabim moral” për të cilin do të pendohej gjithë jetën e tij.

“Ishte një gabim moral, dhe unë nuk jam krenar për të,” i tha Strauss-Kahn TF1 në një intervistë në primetime të shikuar nga miliona.

“Jam penduar, pafundësisht dhe nuk mendoj se kam mbaruar duke u penduar.”

Me pendesën por edhe kundërshtinë për nxitimin për ta gjykuar atë si një kriminel për një akt privat që Strauss-Kahn tha se nuk përfshinte dhunë, ish-shefi i FMN pati deklaruar se “humbi gjithçka” për incidentin.

Ai gjithashtu përjashtoi një vrapim drejt Pallatit Élysée.

Asokohe nuk munguan mbështetësit e teorisë se ngjarja ishte përgatitur për të shkatërruar shanset e tij për të kandiduar për president. Vetë “DSK” ka mbajtur një profil të ulët.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Të premten, 4 dhjetor 2020, Dominique Strauss-Kahn njoftoi në twitter me dy postime në anglisht dhe frëngjisht, prodhimin e dokumentarit për të cilin ka rënë dakord duke e shoqëruar me një portret të errët të tij.

“Për herë të parë, unë pranova të flas në një dokumentar për të gjithë historinë time personale dhe politike, nga politika franceze në skenën ndërkombëtare. Ky film, i cili aktualisht është duke u përgatitur, sjell në jetë ngjarjet që shënuan jetën time.  Unë kurrë nuk kam thënë mendimin tim për ngjarjet që më detyruan të tërhiqem nga politika, të tjerët i thanë ato për mua, bazuar në artikuj të gazetave, intervista dhe fakte reale ose të supozuara.  Është koha të hedhim dritë mbi të dhe të vazhdojmë tutje. “

For the first time … #film #biopic #dsk pic.twitter.com/uznIQkildq

— DSK (@dstrausskahn) December 4, 2020

Etiketat e lidhura

dokumentari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.