Është princ, por vishet me këmishë 13 euroshe

Për fëmijët mbretërorë është koha që të udhëtojnë anembanë botës. George dhe Charlotte po shoqërojnë Princin William dhe nënën Kate në vizitat e tyre zyrtare në vende të huaja. Pas zbritjes nga avioni në kryeqytetin polak të Varshavës, familja mbretërore eci mbi tapetin e kuq, veshur në mënyrë elegante. Dukesha Middleton mbante dorën e djalit, ndërsa disa detaje kanë zgjuar kureshtjen e medieve britanike. Princi George kishte veshur një këmishë me ngjyrë të kuqe dhe kaltër, e cila i takonte markës së njohur spanjolle Tizza. Por, ajo që e bën të veçantë këtë këmishë të veshur prej trevjeçarit është çmimi shumë i lirë, i cili ka kushtuar 12.95 euro. Raportohet se këtë zgjedhje ia ka sugjeruar dado e vogëlushëve, Teresa Turrion Borrallo, e cila vjen nga Palencia e Spanjës. Kujtojmë se kjo markë është e njohur për veshjet e stilit klasik, nga të cilat George “nuk heq dorë” as në rastet më informale. Zgjedhja nuk ishte e rastësishme, por duhet se familja mbretërore britanike dëshiron të dërgojë mesazhe se nuk luksi nuk të bën të dukesh bukur si në të kaluarën e anëtarëve të Buckingham Palace.

SHKARKO APP