Eugent Bushpepa kërkon ndihmë: Dikush po përdor emrin tim për para!

Këngëtari i njohur, Eugent Bushpepa ka bërë një deklaratë se dikush po përdor emrin e tij për të fituar para.

Në një postim në Facebook, ai shkruajti: “Dikush, që pretendon se është Eugenti po përpiqet të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj donacioni është FALSE. Ju lutem bëjini report dhe na ndihmoni.”

Rokeri shqiptar mori vëmendje të madhe në përfaqësimin e Shqipërisë me këngën “Mall” në Eurovision. Nuk dihet se cfarë po ndodh, por duket se dikush ka menduar një mënyrë mashtrimi për njerëzit duke përdorur emrin e Eugentit.

SHKARKO APP