Eurovizioni i hap dyert këngëtares shqiptare, Eleni firmos kontratë të rëndësishme

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira doli e dyta këtë Eurovizion, teksa përfaqësonte Qipron. Përformanca e saj u bë hit në të gjithë Europën dhe mesa duket kjo i ka sjellë dicka. Ajo u përfol shumë në mediat ndërkombëtare, duke u cilësuar si më e mira e këtij festivali. 31-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria, ka punuar shumë për të arritur deri këtu ku është dhe sot ka ndarë një lajm shumë të mirë për fansat e saj në Instagram. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Eleni ka treguar se tashmë është pjesë e “Sony Music”, label ndërkombëtar.

SHKARKO APP