Eurovizioni ‘pushtohet’ nga shqiptarët, ja cilët këngëtarë do të marrin pjesë

I pari që u konfirmua se do të ishte pjesë e Eurovizionit, ishte Eugent Bushpepa. Ai do të përfaqësojë Shqipërinë, pasi fitoi Festivalin këtë vit.

Menjëherë pas tij, u bë i ditur lajmi se edhe Eleni Foureria, do të jetë pjesë e këtij konkursi. Këngëtarja shqiptaro-greke, do të jetë aty për të përfaqësuar Qipron.   Tashmë është konfirmuar edhe emri i Ermal Metës.

Mes shumë polemikave në Sanremo, këngëtari fierak ka arritur të triumfojë. Së bashku me kolegun e tij, Ermali do të përfaqësojë shtetin fqinj, Italinë.    Së fundmi, kësaj liste i është shtuar edhe Shpat Kasapi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtari. Edhe pse kjo gjë nuk është vendosur përfundimisht, Shpati ka deklaruar se mund të përfaqësojë Maqedoninë në këtë garë. Kënga e tij është ende duke u vlerësuar nga juria maqedonase, së bashku me konkurrentët e tjerë. Këto ditë pritet që të zbulohet përfundimisht nëse ai ka fituar nga juria të drejtën për të përfaqësuar Maqedoninë apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?