“Facebook” dhe “Google” angazhohen të luftojnë “fake news”

“Facebook” dhe “Google” nënshkruan një kod sjelljeje vullnetar për të bllokuar “fake news” në internet, njoftoi sot Komisioni Europian.

Bashkimit Europian po përpiqet të godasë fushatat në internet të dezinformimit dhe përpjekjeve nga palët e treta, si Rusia, që të influencojnë votuesit në kuadër të zgjedhjeve europiane që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

“Kjo është hera e parë që kjo industri ka rënë dakord për një grup standardesh të vetë vendosura për të luftuar dezinformimin kudo në botë, në formë vullnetare”, deklaroi komisionerja e BE-së për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky kod është nënshkruar gjithashtu nga “Mozilla” dhe shoqata e tregtisë në internet “EDiMA”, ku “Twitter” është anëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?