Fahri Balliu tregon “mëkatin e vejushës së zezë”: Nexhmije Hoxha ishte anëtare e partisë fashiste
Analisti dhe shkrimtari Fahri Balliu tregon dritëhijet e Nexhmije Hoxhës, ish-bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha.
Në një lidhje telefonike në edicionin e lajmeve ne Ora News, Balliu foli për rolin e saj në diktaturë dhe ndikimin që ajo ka pasur te diktatori.
Sipas tij, ajo ishte një bashkëautore e filozofisë së Enver Hoxhës dhe një bashkëshorte që fshihte krimet e diktaturës.
Fahri Balliu: Nexhmije Hoxha ishte një bashkëpunëtorët e sistemit. Ajo mbante postin e propagandës. Simbilizon një vazhduese apo bashkëautore të filozofisë së Enver Hoxhës. Një bashkëshorte që fshihte krimet e diktaturës. Jeta e saj është e gjitha e mbërthyer për të manipuluar të vërtetën rreth jetës së Enver Hoxhës dhe për të mbuluar zhvillimet politike.
Duke folur për librin e tij të ri për Nexhmije Hoxhën të titulluar “Zonja e Zezë”, ai tha Nexhmije Hoxha ka qenë anëtare e partisë fashiste dhe se zotëron fakte të reja në lidhje me rolin politik të saj.
Fahri Balliu: Zotëroj fakte të reja në lidhje me rolin politik të Nexhmijes. Ajo ka qenë shumë influence në lidhje me Enverin, sidomos pas vitin 1973. Në këtë vit Enveri pësoi një goditje, dhe Nexhmija mori një rol dhe një fuqi të veçantë. Nexhmija ka qenë anëtare e partisë fashiste, biles në mbledhje të partisë së punës ajo godet kolege të saj për të njëjtën akuzë.
Padyshim dokument autentik i vërtetë. Ajo ka qenë e regjistruar dhe mëkati saj është se ajo në mbledhje të veçanta të organizatës së partisë së komitetit qendror godet koleget e saj për të njëjtën akuzë që mban mbi shpinë. Interesant është fakti që dokumenti është ruajtur në mënyrë sekrete nga studiuesi Dervishi, duke i bërë një shërbim të madh shekullit historik për të zbuluar të vërtetën.
Ajo veshi me të zeza gjithë Shqipërinë. Çifti Hoxha nuk ka vrarë asnjeri me kombësi tjetër, përveç se shqiptarë. Librat e saj fundit janë me gënjeshtra dhe manipulime të pafundme historike.