Faqet humoristike ironizojnë kryebashkiakun Veliaj
Pak ditë më parë Partia Socialiste e Shqipërisë prezantoi në Elbasan nën moton “TI ZGJEDH” kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste. E ndërkohë lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme të Partisë Socialiste, faqja e njohur humoristike e njohur si “Brryli Broadway” ka publikuar një foto ironizuese të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa po mbante fjalimin para pjesëmarrësve, që në këtë rast janë “dele”.