Fenomeni i rrallë, zogjtë shtegëtarë regjistrohen nga kamerat e satelitëve
Me mijëra zogj migrojnë çdo vit nëpër vendet e ngrohta për të gjetur kushtet e përshtatshme për tu shumuar dhe për të jetuar.
Këto migrime janë shumë të vështira për t’u regjistruar nga kamerat e satelitëve në hapësirë.
Por gjatë ditës së hënë (17 shkurt) është regjistruar një fenomen i rrallë dhe shumë tërheqës ku radari i Shërbimit Meteorologjik i ShBA-së ka regjistruar një grrumbull shpendësh që po migronin drejt Floridës.
Nga pamjet e kapura nga kamerat është krijuar një spektakël i vërtetë.
Grupi i punës të shërbimit meteorologjik shprehu se ka regjistruar miliona zogj të cilët kanë përshkruar një distancë prej 142 km në vijë ajrore.
Një gjë e ngjashme është regjistruar tre vite më parë në Kolorado.