Ferhat Hysa: Ku ka përmirësim të rrugëve, ka edhe aksidente. 82.7% e tyre në rrugë të drejtë dhe të thatë
Edhe pse ka një debat se aksidentet rrugore lidhen me mungesën e infrastrukturës në Shqipëri, eksperti i aksidenteve rrugore, Ferhat Hysa, thotë se sa më e lartë të jetë cilësia e rrugëve, aq më shumë aksidente do të kemi.
Në një intervistë për Rtv Ora, ai solli rastet e rrugës Tiranë-Plepa dhe rruga e Dajtit, akse në të cila prej vitesh nuk ndodhin aksidente.
Hysa: Rrjeti rrugor në Shqipëri është në përmirësim e sipër prej disa vitesh. Në rrugët që nuk janë shumë të mira si rruga Tiranë-Plepa ose rruga e Dajtit, ka disa vite që nuk ndodhin aksidente.Aty ku ka përmirësim, ka edhe aksidente. 82.7% e aksidenteve ndodhin në rrugë të drejtë dhe rrugë të thatë. Por të shikojmë 15 ditët që ishin me ngrica dhe dëborë, rrëshqitja është shumë madhe, nuk pati asnjë aksident sepse kujdesi i drejtuesve ishte maksimal. Kur bie kujdesi, ndodhin aksidentet.
Eksperti e rendit si një nga shkaqet kryesore të aksidenteve, shpërqëndrimin vizual të drejtuesve të mjetit.
Hysa: Në të gjitha rastet akasidentet rrugore ndodhin për faj të përdoruesit të rrugës, drejtuesi i mjetit ose këmbësori. Pjesa tjetër është për rrugët.