Ferri tokesor
(Ese e nje 15 vjecari ne gjimnazin Petro Nini Luarasi)
Nga Erdet Arizaj –
Une nuk e di nese egziston ferri. Nuk e di a jane te verteta mundimet, vuajtjet apo dyshimet, qe thuhet se te torturojne ne ate vend. Po prej nje viti te pakten, me duket sikur ferri eshte zhvendosur nga vendi imagjinar per t’u shfaqur mes nesh. Madje ndonjehere me duket sikur une dhe shoket e mi, apo bashkemoshataret e mi, jemi pjese e tij. Si mund te mendojme ndryshe kur cdo dite, prej nje viti, na kane bere shenjestra se jemi ne qe infektojme me koronavirus gjysherit e gjyshet tona, nenat dhe baballaret tane. Krejt pa te keq, cdo nate ne TV, prej nje viti, degjojme mjeke e gazetare, te ditur e injorante, qe thone se mosha jone jane rreziku me i madh, duke te krijuar ate ndjesine e perfaqesuesit te te keqes. Me duket sikur une me shoket e mi, kudo ku shkojme, sa here hyjme ne shtepi, sa here perqafojme njerezit tane, kemi me vete nje thes me virus brenda qe e shperndajme kudo. Shtoji kesaj friken e perditshme qe vjen sapo hap celularin, laptopin, apo televizorin ku vershojne pa asnje kontroll lajme te zeza mbi vdekjet, mbi moshen, mbi cdo episod qe edhe mund te shmanget, atehere te duket sikur jeton mbi buze te nje humnere. Maskat jane mbrojtese sigurisht, por askush nuk mendon se jane kaq jonormale, dhe te shohesh njerez me fytyre gjysem te mbuluar eshte edhe e ankthshme. Ndonjehere duken si mbetje mumjesh. Nuk e di nese keto kohe qe jetojme do te lindin nje Dante per t’i pershkruar, por jam i sigurte se per shume prej nesh, keto kohe, nuk do te jene si yje ne qiell qe t’i tregojme si histori, por do te jene si vrima te zeza, nga te cilat askush nuk e di nese mund te dale me. Njesoj si ne ferrin qe pershkruajne librat. Sepse me dashje, apo pa dashje, neve, qe nuk kemi asgje ne dore, gati po na fajesojne per infeksionet e per vdekjet. Valle cfare bejne me shume ata qe perfundojne ne ferr? Nese do kisha fuqi, do u bertisja ne vesh njeri pas tjetrit, televizion pas televizioni, mjek pas mjeku, gazetar pas gazetari, portal pas portali: Te papergjegjshem, kujdes cfare nxirrni nga goja. Ne kemi veshe, dime dhe te lexojme. Mjaft na akuzuat!