Festa në Berat, edhe Eranda Libohova kërcen brenda fuçisë me rrush
E kthyer tashmë në një traditë në Berat, festa e vjeljes së rrushit ka mbledhur prodhues verash, turistë por dhe shumë të tjerë mes tyre ambasadori i Japonisë dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi.
Festa e përvitshme e çdo shtatorit ka nisur me vjeljen e rrushit dhe më pas në mënyrë simbolike me shtypjen e tij për verë.
Në këtë festë mori pjesë dhe këngëtarja e njohura Eranda Libohova e cila ndezi atmosferën duke kënduar brenda fuqisë së madhe me rrush.