Festivali i Filmit “Giffoni”, në tapetin e kuq Julianne Moore, Amy Adams dhe Mika

Festivali i filmit “Giffoni” në Itali po përgatitet për një edicion ndërkombëtar me superyje të vërteta. Nga 14 në 22 korrik të rinjtë që do të ndjekin festivalin, me 4.600 anëtarë jurie të rinj, të ardhur nga 52 vende mund të takojnë Julianne Moore, Amy Adams dhe protagonistin e “Breaking Bad”, Bryan Cranston, aktorin e “Games of thrones”, Kit Harington, Mika, përveç shumë protagonistëve të kinemasë italiane.

Nga aktorë italianë do të marrin pjesë; Jasmine Trinca, kumbara e ditës së parë, Cristiana Capotondi, Ambra, Marco Giallini, Claudio Amendola, Gabriele Salvatores, Giovanni Veronesi dhe Gabriele Muccino, që do të mbajnë masterclass.

Filmat që do të shfaqen në festival janë 175, nga të cilat 101 në konkurs, mes metrazheve të gjata, metrazheve të shkurtër dhe dokumentarë, të ndara në gjashtë sesione sipas moshës së të rinjve dhe që prekin tema nga lufta, kompleksitetin e dashurive të para, pengesat në realizimin e një ëndrre.

Në Giffoni do të jenë të ndryshme edhe premierat e filmave të mëdhenj për fëmijë e të rinj nga “Cars 3” tek “Diario di una schiappa – Portatemi a casa”, nga “Cattivissimo me 3” dhe “Annabelle 2: creation”.

SHKARKO APP