Fifi flet pa doreza: Vuaj nga një sëmundje, jam në gradën e fundit

“Fifi” njihet për karakterin e saj të sinqertë e që flet gjithnjë pa dorashka. Por në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ka treguar se tani i duhet të dobësohet, jo për sytë e të tjerëve, por sepse i është shfaqur një problem shëndetësor.

“Më ka dalë një problem në shtyllën kurrizore dhe më duhet urgjent të dobësohem se jam në gradën e fundit, për të mbetur në paralizë”, tregoi Fifi.

“Nuk po e bëj për njerëzit, as për dikë konkretisht, as për nënën e babain tim, po e bëj për shëndetin tim”, shtoi Fifi.

SHKARKO APP