Figura legjendare e Heroit të Popullit, Kanan Maze
Nga: Agim Jazaj-
*Nëpër sokakët e Vlorës, në rrugët që të shpien në krahinën e “Kudhës Grehotit”, në fshatin Shkozë e në gjithë shtigjet shqiptare, në faqet e historisë, stendat e muzeve, në shpirtrat dhe mendjet e njerëzve të orientuar dhe të haberuar kumbojnë vargjet e hershme për bijtë, luftëtarët e lirisë dhe të pavarësisë, të gdhnedur nëpër këngë, të ruajtur për jetë e mot në sepetet e motshme, në memorjen kombëtare, të kënduara në vatrat shqiptare…
Kush bën për vendin e tia,
E mban shënim historia,
Kanan Maze Labëria…
Dhe…mosmbajtja shënim, harresa dhe aq më keq fshirja nga kujtesa e këtyre njerëzve që kanë shënuar dhe të mbetur në ngjarje historike,është gjëma më e madhe për një popull e komb që nuk ka kujtesë, nuk ruan në kujtesë historinë, njerëzit që bënë dhe lënë histori.
Shpesh dhe në repartazhet e mia të hershme, janë hedhur e rihedhur vargjet, ku gjëmon historia e hershme e transmentuar edhe në ditët e sotme…
Thëllimi të pret si brisk në fytyrë. Në ditët e fundit të vitit së bashku me ish kryebashkiakun, Përparim Shametaj, birin e kësaj treve lavdi mbuluar shkuam në grykëderdhjen e Vjosës, aty në Shkozën e legjendës Kanan Maze. I hodhëm një vështrim ndan rrugës dhe u përshëndetëm me Heroin Kombëtar, duke u mbetuar borxhëllij, deri në përjetësi këtyre bijve dhe bijave, kokëulur ndaj veprës së tyre.
Islam Piro Aliaj, bir i Shkozës, vite pas nesh në moshë, mbante të shënuar disa vargje të hershme, të moshën tonë djaloshare, duke i recituar në takimin, në vëndlindjen tonë të shënjtë, na rikthen në kohë në këto anë, ku na ka bërë koka dëng.
Islami i pa “njohur”, por miku ynë i konakut dhe i shpirtit, reciton gjatë takimit, vargjet e mia të largëta, të shënuar në memorjen e tij të hersheme dhe të sotme, na kthen pas në moshë, në vendljen tone:
“Në mëngjes një ditë e shtunë,
Hasani na vjen në punë,
Dhe me zë të ulët flet,
Si u gdhit more milet…
Po çfarë ke more Hasan,
Që je nxirrë, je bërë katran”?…
Ai, si bir i Shkozës e ka ament nga Kanan Maze, si pasardhës: Për të bërë Shqipërinë, sipas amanetit të Heroit Kanan Maze…
Ndër shumë figurat e krahinë së Labërisë dhe të Kudhës Grehotit, figura e Kanan Mazes, Rrapo Çelos, Zyber Bejto kudhësiotit etj, janë e mbeten muze të gjallë, në breza dhe muzë frymëzimipër breznitë që frymëzohen e mbajnë shënim historinë…
Heroi Kanan Maze lindi në fshatin Shkozë, një fshat i mbuluar edhe nga nuri i Heroit, i ngritur me shtëpitë plotë hijeshi, në faqen e kodrës, nën këmbët e malit “Tartar”, të josh e mahnit me bukuritë përrallore.
Përpara shtrihet si sofëra e mbushur, fusha dhe buzë fushës lumi i Vjosës, që sjell nga larg, malet e Pindit, plagët dhe lotët e mërgimit, për të bërë Shqipërinë, sipas aspiratës shqiptare, për të cilën la nofullën copa- copa, në betejë, dha edhe jetën për Shqipërinë Kanan Maze- bukuria!
Shkoza; një ndër fshatrat kufi dhe pa sinore me Tepelenën, Mallakastrën, në sinkron me aspiratën shqiptare dhe mbarëshqiptare, ku shkon rruga e asfaltuar, për në gjithë hartën shqiptare, mbarëshqiptare dhe europiane, aspiratë e hershme e mbetur në ëndërrimet e kombit dhe të legjendarit…
Heroi Kanan Maze lindi më 1880, në një familje të mesme, patriote e njohur në krahinën e Kudhësit e përtej sinoreve të saj.
“Qysh në vegjëli, u shqua mbi të rriturit, për zgjuarsi, i guximshëm, i cili veçohej nga vërsnikët, hidhte shtat mbi moshatarët e vet. Ndjenja patriotike mbi shtypjen dhe shfrytëzimin, po e formonin dhe e konturonin si kundërshtar të egër i regjimit anadollak”-shkruan në librin:
“Atdhetarët e Kudhësit” edhe autori Manxhar Binaj.
Shpesh në vatrat e thjeshta, në kuvendet e burrave të kohës; heroi shprehte urrejtjen e hapur kundër regjimit xhon-turk, ide të cilat i shfaqte në komunikim me bashkëorigjinasit e tij, në Shkozë, kuvendime të thjeshta, kokë më kokë me njerëzit, etj. Njerëzit shihnin tek fjala dhe mendimi i këtij të riu, rrugën e shpresës, burrin e formuar me vizion, prijsin e munguar…
Kanan Maze, qysh në moshën 20 vjeçare, i frymëzuar nga idetë patriotike, të kohës, vendimet e “Kongresit të Manastirit”, po kërkohej të pranohej në çetën e Çerçiz Popullit.
Atdhetarët, heronjtë; Bajua dhe Çerçiz Topulli, duke e njohur këtë djalë nga afër, si bir i krahinës së “Kudhës Grehotit”, i shquar për tradita e pranuan Kananin si efektiv të çetës së tyre.
Pjesëmarrja në çetën e Çerçizit dhe lufta që zhvillonte kjo çetë kundër zaptuesve turq e poqën, e kalitën më tej luftëtarin Kanan Maze, duke e bërë më të zotin, me përvojë për sfida të mëtejshëme, që trokisnin për fatet e vendit.
Nga fundi i vitit 1910-1912, ai kthehet në fshat, duke përkrahur, dhe njëherazi si pjesëmarrës aktiv i përpjekjeve të patriotit; Ismail Qemali, për Pavarësinë e vendit, më 1912.
Kanan Maze me shumë patriot të krahinës së Kudhës Grehotit, me Rrapo Çelon në krye, muarën pjesë në aktin e pritjes së patriotit Ismail Qemali si dhe të ngritjes së Flamurit më 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë. Më pas, ai me burra të tjerë të krahinës u vunë në mbrojtje të Qeverisë së Ismail Qemalit.
Në kohën kur shovinistët grek, po kërcënonin Pavarësinë dhe qeverinë e Ismali Qemalit, Kana Maze me shumë luftëtarë të kësaj krahinë, u zunë pritë në “Qafën e Mehmete”, pranë fshatit të Dhëmblanit, duke i zmbrapsur hordhitë pushtuese, të mos vinin në Vlorë.
Më 1914, kur shpërthehu Lufta e Parë Botërore, Shqipëria u okupua nga forcat Austro-Hungareze, nga veriu deri në jug e lindje.
Ndërsa Vlora u okupua nga forcat italiane, të cilat e shtrinë okupimin e tyre deri në Tepelenë e Himarë.
Edhe pas mbarimit të luftës së Parë Botërore, Italia ende mbante ushtrinë të vendosur këmbëkryq në qytetin e Vlorës.
Për të ruajtur sundimin, ngriti rajone të fortifikuara nga Tepelena, deri në Himarë.
Ngritja e këtyre garinzoneve nuk ishte pa qëllim, por synonte që sipas Traktaktit të Londrës, të vitit 1915, Vlorën dhe krahinat e saj t’i bënte përgjithmonë teritore të veta.
Patriotët vlonjat e kuptuan qëllimin dhe përkrah përpjekjeve diplomatike, nisën edhe aksionet luftarake, për demaskimin në popull të qëllimeve sunduese dhe tjetërsimit të trojeve shqiptare. Patriotët e kohës, ndër ta edhe Kanan Maze, u bënë thirrje popullsisë së Vlorës dhe të vendit:
”Të përgatitemi për luftë, për të çliruar Vlorën”.
Në vijim djalëria e krahinës së Kudhës Grehotit, si pjesë e krahinës së Labërisë e gjithë ajo vlonjate, po bëhej gjithënjë e më e organizuar për t’u ngritur në momentin e kërkuar.
Më 28 Nëntor 1919 në Vlorë, u organizua një demonstratë, kundër okupatorëve italian. Në këtë demonstratë mori pjesë edhe luftëtari, Hero i Popullit Kanan Maze, me djemtë e burrat nga fshati Shkozë dhe nga gjithë krahina e “Kudhësit”.
Demonstrata u shtyp me dhunë e egërsi nga pushtuesit, por pjesëmarrësit u bindën akoma më shumë se: “Vetëm me luftë, i jepej fund sundimit”.
Më 11 maj 1920, paria e krahinës së Kudhësit e përbërë nga; Rrapo Çelua, Kanan Maze etj, me porosi të “Komitetit të Mbrojtjes”, u takuan në shtëpinë e Rexhep Sulejmënit, në Vajzë me Halim Xhelon e Murat Tërbaçin. Pasi u njohën me situatën, ranë dakord për një takim të përbashkët me përfaqsues të krahinës së Mesaplikut.
Në atë kuvend burrash u vendos të njoftohej “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”, për gatishmërinë e plotë të dy krahinave të; Mesaplikut dhe të Kudhësit, për betejat e radhës.
Pas kuvendit të Barçallasë, mbajtur më 29 Maj 1920, përcolli vendimin: “Nëpër fshatra të ngrihen çetat”.
Patriotët Rrapo Çelo dhe Kanan Maze, u kthyen nga Barçallaja në vendlindje dhe i bënë thirrje krahinës, në gjithë fshatrat për të dalë vullnetar në luftë.
Kanan Mazje, me djemt dhe burrat e fshatit Shkozë, krijoi çetën e fshatit dhe u inkuadrua në batalionin e Kudhësit. Batalioni i Kudhësit u nis për në Beun më 2 qershor të vitit 1920. Aty muarën pjesë gjithë përfaqsuesit nga të gjitha krahinat e Vlorës. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Mbrojtjes, Osmën Haxhiu, i cili u bëri thirrje pjesëmarrësve: “Duke filluar nga ky çast ne i shpallim luftë pushtuesit, që na kanë zaptuar me forcë trojet tona”.
Të gjithë pjesëmarrësit, në mbledhje bënë betimin: “Të vdesim për dhenë e shtrenjtë, të vdesim për Mëmëdhenë”.
Kanan Mazja, në krye të çetës, luftëtari me tiparet e një burri të shquar e krenar u betua i pari: “Do luftonte për Mëmëdhenë”.
Kanan bukuria e dha fjalën e nderit, përpara burrave të nderit. Ai e kishte nisur luftën me kohë, duke mobilizuar bashkëorigjinasit dhe bashkëkrahinasit e tij.
Në atë mbledhje, Komiteti i Mbrojtjes, caktoi objektet e sulmit për çdo çetë të fshatrave dhe batalioneve, të krahinave, gjithashtu zgjodhi dhe komandatët për të drejtuar dhe luftimet.
Krahinës së Kudhësit i’u caktua të sulmonte garnizonin e Kotës, një ndër pikat strategjike të pushtuesit.
Kanan Mazja ishte në pararojë të batalionit të Kudhësit. Më 4 qershor të vitit 1920, u nisën nga qafa e Ploçës për të sulmuar forcat pushtuese të dislokuara në Kotë.
Garnizoni i Kotës ishte tepër i fortifikuar, mbrohej nga një regjiment fanterie, me 200 e ca trupa. Duheshin marrë masa të mirëorganizuara, për të sulmuar në befasi, më shpejtësi e guxim, për ta shpartalluar sa më shpejtë dhe më pastaj të synohej dhe sulmohej Vlora.
Në orën 03 të mëngjezit luftëtarët trima të çetës së Kudhësit u hodhën në sulm.
Në qëndër të garnizonit, sulmoi çeta e Shkozës me komandantin, legjendar Kanan Maze.
Për mungesën e armëve, u përdorën edhe sopatat, kosat e sfurqet, deri dhe në luftimet trup me trup.
Kanan Mazja qëndronte në ballë të çetës dhe luftoi më këmbë duke u dhënë luftëtarëve, shpirt e kurojo me thirjet e tij: “Përpara shok, u bini, na ka zaptuar vatanin”.
Në këtë betejë Rrapo Çelua dhe Kana Maze, drejtuan me zotësi të pa shoq, aksionin luftarak, arritën fitore të pa shëmbullt, dualën fitimtar dhe pse të pa barabart në numër, teknikë dhe armatim.
Në këtë betejë, përleshje të përgjakshme, plagoset rëndë në nofull Kanan Maze. Plaga i rridhte, nuk i ndalej gjaku,por nuk e ndalte as luftën trimi, kamandanti legjendar.
Në sulm e sipër, kur luftëtarët nuk po dëgjonin më zerin e komandatit, panë se ai ishte i mbuluar në gjak.
Në këto rrethana, komandën e luftës ai e bënte me dorë, duke
ndezur vullkan gjakun e trimave.
Luftëtarët e muarën komandantin dhe e çuan për ta mjekuar.
Por, Kanan Maze kundërshtoi. Nuk donte të largohej nga vija e sulmit. Për trimërinë e pa shoq, kënga e ka gdhëndur, duke mbetur i gjallë:
O bobo se ç’qënka Kota,
Bytym mitraloz e topa,
Lufton Kanani nga Shkoza,
Me një nofull copa- copa,
Kanan t’u prish bukuria,
Le të rrojë Shqipëria,
Shqipëria le të rrojë,
Le të mbetem unë pa gojë…
Kanan Maze gjatë luftës dhe përpjekjeve të tij në shërbim të popullit e atdheut, kishte njohur shumë personalitetet të shquar të kohës, me të cilët vendosi lidhje, miqësi me elitën e kohës.
Një ndër miqtë e Kanan Mazes ishte edhe Avni Rustemi. Në takimin e parë, në njohjen me Avni Rustemin, ky i fundit i thotë:
“Kanan: Qasu të të puth atë mjekrën që plumbi i Dushmanit të ka lënë me shënjë”.
Kurse Kanani i’u përgjigj: ”Dale të të puth atë gishtin që shkrehu koburen e la të vdekur tradhëtarin e popullit shqiptar, Esat Pashë Toptanin, në mes të Parisit”.
Vrasja pebesishtë e Avni Rustemit, nga një dorë tinzare e futur dhe paguar nga mbreti Zog, i theri në shpirt e helmoi deri në palcë Kanan Mazen. Ai mori pjesë në varrimin e Avni Rusemit në Vlorë, më 30 prill 1924 dhe u betua përpara tij;
“Hakun do t’ja marrë djalëria shqiptare”.
“Ata që vunë dorë mbi këtë figurë, vazhdoi ai- do ta paguajnë më shtrenjtë”.
Humbja e Avni Rustemit, ishte shkëndia e parë për shpërthimin e Revolucionit Demokratiko- Borgjeze, të qershorit 1924.
Si fanolist i flaktë, Kanan Maze, bashkë me një grua kudhësiote, vihet në mbrojtje të qeverisë së brishtë të Nolit. Aty i jepet edhe titulli oficer me gradën e togerit. Pas rënies së qeverisë së Fan Nolit, Kanan Maze kthehet në Vlorë, pa hequr dorë nga lufta për lirinë e popullit. Ai mori pjesë në lëvizjen demokratike të Fierit.
Plagët e mara gjatë luftërave dhe jeta gjithënjë në vuajtje, bënë të ligështohet shëndeti i tij dhe në vitin 1936, pushoi zemëra e potriotit të madh, Kanan Maze.
E gjithë lufta dhe përpjekjet e tij, qysh në moshën 20 vjeçare e deri në fund të jetës së tij, ishin në interes të popullit e atdheut. Veprimtaria e tij patriotike, aktet heroike, lufta dhe puna në shërbim të kombit e kanë vlerësuar Kanan Mazen me titullin më të lartë: “Hero i Popullit”.
Përmendorja e pavdeksisë së heroit Kanan Maze, është ngritur e derdhur në bronz, në qëndër të fshatit Shkozë, kujtohet dhe nderohet nga e gjithë krahina, vendi dhe brezat…